Gjykata e Tiranës liron neurokirurgun rus anti-Putin, refuzon ekstradimin në Moskë

Gjykata e Tiranës liron neurokirurgun rus anti-Putin, refuzon ekstradimin në Moskë

Alexandër Bobonvikov

Gjykata e Tiranës ka vendosur të lirojë nga qelia duke rrëzuar kështu kërkesën e autoriteteve ruse për ekstradimin e Alexandër Bobonvikov, i arrestuar 15 ditë më parë sapo zbriti nga një avion privat me miqtë e tij në Rinas. Ministria e Drejtësisë pas verifikimeve përkatëse, iu përgjigj kërkesës së gjykatës se refuzonte ekstradimin e 56 vjeçarit.

Bobovnikov erdhi nga Gjermania, e ndonëse ishte ndaluar përkohësisht në Itali, vend i cili nuk pranoi kërkesën e Rusisë për ekstradim, lëvizte i lirë në gjithë Europën. Ai deklaroi pas arrestimit në Shqipëri se kishte ardhur për arsye turistike, por gjykata e la në burg me afat 15 ditor.

Bobovnikov ndodhet në kërkim ndërkombëtar nga Rusia për një mashtrim 200 mijë euro të kryer në vendin e tij të lindjes. 56 vjeçari u arrestua më 22 prill të vitit të kaluar në Firenze dhe u lirua nga burgu pas një jave. Italia, në fakt, e ka mohuar ekstradimin duke shënuar edhe rastin e parë që kundërshtohet një kërkesë e tillë e vendit të Vladimir Putinit pas pushtimit rus të Ukrainës. Bobovnikov njihet si një kundërshtar i presidentit Vladimir Putin, i cili ka kundërshtuar vazhdimisht pushtimin e Ukrainës.

Në vitin 2022, Gjykata e Moskës lëshoi ​​një urdhër arresti për qëllime ekstradimi për Bobovnikov, i akuzuar për mashtrim, krim për të cilin rrezikonte një dënim deri në 10 vjet burg. Ai dyshohet se mori mbi 18 milionë rubla nga një shtetas tjetër, me premtimin se do ta ndihmonte të kërkonte punë në agjencitë qeveritare.

 Por sapo mori paratë, Bobovnikov sipas drejtësisë ruse, dyshohet se i shpenzoi për veten e tij, duke shpërfillur zotimin. Bobovnikov është një shtetas rus por edhe me pasaportë izraelite, ndërsa kur u arrestua më Itali ai u tha avokatëve të tij se dënimi i dhënë nga Rusia ishte vetëm një pretekst për ta kthyer atë dhe se ai kishte frikë nga hakmarrja për pozicionet që ka mbajtur.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Dëshmia, dy oficerë policie lanë pozicionet e tyre dhe u vunë në kërkim të atentatorit të Trumpit përpara se ai të qëllonte

Dëshmia, dy oficerë policie lanë pozicionet e tyre dhe u vunë në kërkim të atentatorit të Trumpit përpara se ai të qëllonte