Gjykata franceze lëshon urdhër arresti për presidentin sirian

Gjykata franceze lëshon urdhër arresti për presidentin sirian

Presidenti i Sirisë Bashar al-Assad

Gjykata franceze ka lëshuar një urdhër arresti për presidentin sirian Bashar al-Assad, vëllain e tij Maher al- Assad dhe dy zyrtarë të lartë sirianë.

Sipas vendimit të gjykatës, ata janë akuzuar për përdorimin e armëve kimike të ndaluara kundër civilëve në Siri në vitin 2013.

Urdhër-arrestet, të cilat kanë të bëjnë me akuzat për bashkëpunim në krime kundër njerëzimit dhe bashkëpunim në krime lufte, u lëshuan pas një hetimi penal për dy sulme me armë kimike në qytetin sirian të Douma dhe distriktin Ghouta Lindore në gusht 2013, ku vdiqën më shumë se 1 mijë persona, raporton Reuters.

Ky është urdhri i parë ndërkombëtar i lëshuar për presidentin e shtetit sirian, forcat e të cilit, shtypën brutalisht protestat e nisura në vitin 2011, të cilat ekspertët e OKB-së i vlerësuan si krim lufte.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Ukrainë/ Zelenskyy: Terrori rus vazhdon sepse s’kemi armatim, na furnizoni që të detyrojmë Rusinë të kërkojë paqen

Ukrainë/ Zelenskyy: Terrori rus vazhdon sepse s’kemi armatim, na furnizoni që të detyrojmë Rusinë të kërkojë paqen