Gjykata kroate vendos: Një muaj paraburgim për shoferin e autobusit ! Avokati: Në asnjë moment ai nuk më tha se ishte në gjumë

Gjykata e Qarkut në Slavonski Brod të Kroacisë ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji  për shoferin e autobusit që u aksidentua të dielën në Kroaci, ku mbetën të vdekur 10 persona dhe u lënduan 40 të tjerë.  Pas marrjes në pyetje, Zëvendësi i Avokatit të Shtetit të Qarkut Franjo Kopunić tha se ata kishin kërkuar paraburgim për të, kërkesë e cila u miratua sot nga Gjykata.

"Gjyqtari hetues urdhëroi paraburgimin, paraburgimin për një muaj, për shkak të mundësisë së largimit nga Republika e Kroacisë, pra arratisjes. Ai tani do të dërgohet në burg. Sot ai u deklarua vetëm rreth paraburgimit ai nuk dha asnjë dëshmi, "tha ai. Zëvendës i Avokatit të Shtetit të Qarkut Kopunić.

Ndërkohë që avokati i tij mbrojtës Igor Cisper tha se shoferi nuk kishte dëshmuar asgjë.

"Në asnjë moment ai nuk më tha se ishte në gjumë", tha Igor Cisper avokati i shoferit, duke shtuar se nuk mund tregojë se çfarë i ka thënë klienti i tij.

Por të dielën, zëvendësi i Prokurorit Komunal të Shtetit në Kroaci, Slavko Pranjiq, tha se shoferi i kishte thënë se e kishte zënë gjumi për një moment gjatë vozitjes.

“Shoferi u arrestua nën dyshimin për drejtimin e automjetit në mënyrë të papërshtatshme. Cilat janë arsyet për këtë, nuk mund të themi tani për tani. Ai deklaroi se e zuri gjumi për një moment, por ne do ta përcaktojmë atë më vonë” kishte deklaruar Pranjiç.

Shoferi i autobusit në të cilin dhjetë veta vdiqën dhe mbi 40 u lënduan afër qytetit Slavonski Brod në Kroaci u dërgua dje në Prokurori, ku u mbrojt në heshtje. Ai do të ndiqet penalisht me ligje të Kroacisë.

Në anën tjetër Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka dhënë informacionet e fundit rreth të lënduarve nga aksidenti tragjik në Slavonski Brod të Kroacisë. Mehaj ka bërë të ditur se deri tash 26 prej të lënduarve janë liruar, kurse 15 janë ende në trajtim mjekësor, një prej të cilëve është në gjendje të rëndë. Ai ka njoftuar se të lënduarve që janë larguar nga spitali dhe atyre që do të lirohen së shpejti do t’iu ofrohet akomodimi dhe transporti për vendlindje, përmes linjave ajrore nga Aeroporti i Osjekut.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:59
Sveçla: Të mbijetuarit e aksidentit dhe viktimat pritet të dërgohen brenda ditës së sotme në Kosovë

Personat të cilët i kanë mbijetuar aksidentit të rëndë, të dielën e kaluar të kthehen në Kosovë me transport të linjës ajrore, të martën pas orës 22:00 ka deklaruar Ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, Xhelal Sveçla. 

Ministri Sveçla ka thënë për Radion Evropa e Lirë, se në mbrëmje pritet që në Kosovë të kthehen edhe trupat e viktimave, por për të cilët ende nuk ka një orar specifik pasi ende priten rezultatet e autopsisë.  Trupat e pajetë do të kthehen në Kosovë me transport rrugor.

Si pasojë e aksidentit të së dielës, kanë vdekur 10 persona dhe mbi 40 të tjerë janë plagosur.

Në autobus kanë qenë 67 udhëtarë dhe dy shoferë, ku njëri nga shoferët ka vdekur. Autobusi po udhëtonte në linjë të rregullt Frankfurt-Prishtinë.

Njëri shofer ka vdekur, ndërsa tjetri, i cili ka qenë duke drejtuar mjetin, i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mala: 28/07/2021 09:55

    Mos ngarkoni fajin vetem ku eshte "dobet"kete rast tek shoferi.Kur dihet mire, ne cfare pozicione jane punetoret ne ndermarrjet private edhe shofert,ne kete rast shiferi ne kete autobus.Humbja e njerezve eshte targjike,por fati i te zeneve ne pune tek ndermarrjet private,eshte fatkeqesi e tyre e pergjithshem.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?



×

Lajmi i fundit

Pejë, vritet me armë zjarri një grua nga bashkëshorti i saj

Pejë, vritet me armë zjarri një grua nga bashkëshorti i saj