Lihet në burg pedagogu dhe koordinatori i LSI në Korçë/ Për një 5 merrte 50 mijë lekë, paratë ndaheshin 50-50 me sekserin (Skema)

TIRANË- Merrte para për t’u dhënë provimin studentëve, GJKKO lë në burg pedagogun dhe koordinatorin e LSI në Korcë, 34 vjeçarin Alket Dino. Të njëjtën masë sigurie togat e zeza caktuan dhe për sekserin Xhevi Dervishin 35 vjeç.

Në një seancë që zgjati për më shumë se 2 orë Prokuroria e Posaçme “SPAK” paraqiti prova dhe fakte që sipas tyre implikohen Alket Dino dhe Xhevi Dervishi. Ky i fundit pas arrestimit ka pranuar përfshirjen në këtë skemë duke deklaruar se paratë i ndante 50 me 50 me pedagogun por më pas nuk ka pranuar të flasë.

Ndërsa vetë Dino ka mohuar akuzat e ngritura ndonëse gjatë arrestimit atij iu kapën dhe sekuestruan 50.000 lekë dhe 300 euro që dyshohet se ishin përfituar nga studentët në këmbim të një note kaluese.

Por "si vihej në jetë" skema korruptive ? Skema korruptive e ngritur nga pedagogu dhe sekseri i tij në universitetin “Fan Noli” është zbardhur nga SPAK pas një hetimi disa ditor. Burime nga organi i akuzës i thanë ReportTV se në momentin që Xhevi Dervishi (sekseri) merrte paratë nga studentët, Alket Dino bënte ndryshimin e notës.

Këtë fakt SPAK e ka provuar duke sekuestruar edhe provimet e studentëve të universitetit “Fan Noli” në Korçë dhe përgjimet telefonike mes tyre. Nga kqyrja e tyre rezultoi se dhe ata student të cilët ishin përgjigjur në provime me shkrim nuk kishin arritur të merrnin notë kaluese. Si provë për hetimin u morën edhe dëshmi nga studentët të cilët në deklarimet e dhëna kanë treguar se Dino ishte kthyer në tmerr për të gjithë pasi nga gjithë auditori ai kishte dhënë vetëm 5 nota kaluese. Për një notë kaluese pedagogu merrte 50 mijë lekë.

Alket Dino u arrestua paraditen e së enjtes së bashku me sekserin e tij Xhevi Dervishi. 34 vjeçari Dino krahas angazhimit si pedagog në universitetin “Fan Noli” ishte dhe pjesë e strukturave të LSI në Korçë në rolin e koordinatorit të partisë në këtë qytet.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tani: 28/09/2020 12:36

    Ky tipi i ashtuquajtur profesor fryhej si gjel. Po universsiteti ku eshte per reagim zyrtar apo kane pune te tjera me te medha profesoret e medhenj

    Përgjigju
  • Plepi i thate: 28/09/2020 09:46

    Vazhdoni, vazhdoni, por nuk kini pare gje akoma se shpejti del nga burgu dhe kerkon demshperblim moral per prishje te imazhit qytetar nderi i LSI-se

    Përgjigju
  • Toni: 28/09/2020 07:44

    "Edhe thone qe nuk ka drejtesi" hahahahahah, kapet tjetri me dy pistoleta dhe i jepet arrest shtepie, ky petagogu per 5000 lek i jepet arrest me burg. Turp, ku eshte katandisur drejtesia Shqiptare...

    Përgjigju
    • E verteta: 28/09/2020 09:26

      Nje pedagog qe merr para u mohon njerezve te drejten per tu arsimuar, shkaterron shkollen shqiptare qe eshte ndertuar mbi gjakun e qindra patrioteve. Sikur 100 pistoleta te kontrabandonte ajo prostituta, prape demin me te madh e ben ky sh*rra e LSI-se.

  • Tosi: 27/09/2020 16:25

    Posi i ka zgjedhur kjo Nafije dybeku i leshitlikes gjithe superhajdutet, te korruptuarit, te degjeneruarit, te divorcuarit, mashtruesit, me nje fjale llumin e shoqerise shqiptare dhe i beri ministra dhe drejtore si Dashamir Gjika qe gerryen buxhetin deri ne palce me tendera fallco dhe e lane rrugen Elbasan Tirane rrugeve. Po keshtu dhe ne arsim futi te tille monstra si ky pedagogu ne Korce kordinatori i leshitlikes, kane mare shembull nga Nora bythderrja si merte ryshfet tek drejtoria e transporteve dhe pastaj si merte leke me vizat anerikane qytetareve qe aplikonin per ne Amerike kur ishte zvministre arsimi kjo sharebajge bythderre. Kjo eshte particka me hajdute qe ka patur Shqiperia gjate 120 viteve.Kjo particke duhet te nxirret nga parlamenti ne 2021 dhe sic tregojne sondazhet kjo ka nje perkrahje 0.01% ne popull pra nuk kap asnje vend ne parlament. Shkofte ne ferr i biri i babait te teqese se Kulmakut Lefter hunderr maliq kokexhufka i leshitlikes kandidat per roje haremit veror te Jales.

    Përgjigju
  • Haha: 27/09/2020 15:04

    Prandaj u shqetesua Muta per “Bujqesine”? Hahaaa

    Përgjigju
  • Ligji: 27/09/2020 14:08

    Po ndonje sekuestro pasurive dhe formularin nga OFL do jua dergojne apo jo?? Tani burgu eshte bere si mode, se kane me per turp.

    Përgjigju
    • Loni: 27/09/2020 14:57

      Hahahahahhahahah o sa Kam qesh mekomentin po ketu eshte cdo gje formale sa per sy e faqe me Pak fjale vari rikat thjesht show mediatik I rradhes... Hahahahah

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Përplasi për vdekje me ‘Range Rover’ 52-vjeçarin, arrestohet i riu në Fier

Përplasi për vdekje me ‘Range Rover’ 52-vjeçarin, arrestohet i riu në Fier