Gjykata mbyll 30 ditë në burg Inez Hajrulla/ Si ndodhi përplasja në Lungomare

Gjykata mbyll 30 ditë në burg Inez Hajrulla/ Si ndodhi përplasja në Lungomare

Inez Hajrulla, një personazh i njohur në botën e krimit në Vlorë dhe i kthyer në invalid si pasojë e një atentati me tritol, ka dalë sot para gjykatës së Vlorës, ku është njohur me masën e sigurisë. Prokurori i çështjes Alfred Saliu kërkoi në gjykatë caktimin e masës “arrest në burg” për Inez Hajrulla, i cili mundi të largohet dhe të fshihet pas tentativës që iu bë për ta vrarë në 10 maj 2019, në një kafene në kompleksin “Oslo” në Vlorë. Por ndryshe çfarë kërkoi prokurori Saliu, gjyqtari Hektor Sinani, mësohet se ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 30 ditor. Hajrulla akuzohet nga prokuroria e Vlorës për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve dhe municioneve”. I riu është vetëdorëzuar në policinë e Vlorës së bashku me shokun e tij Ervis Matodashaj, një personazh ky i dënuar nga gjykata e Vlorës. Matodashaj ka pranuar të bashkëpunojë me policinë duke treguar dhe vendin se ku kishte hedhur pistoletën, veprim të cilin e kishte kryer në ikje e sipër. Kjo armë është gjetur nga policia dhe tashmë është çuar për ekspertim balistik. Për Matodashaj, prokuroria ka kërkuar në gjykatë caktimin e masës së sigurisë “Detyrim paraqitje në polici” dhe “Ndalim i daljes së tij jashtë shtetit”, kërkesë kjo që është miratuar nga gjyqtari Hektor Sinani.

Si ndodhi sulmi me armë në kompleksin “Oslo”
Sipas prokurorisë Matodashaj në datën 10 maj 2019 ka qenë nën shoqërinë e Inez Hajrulla në ambientet e lokalit “A&B Mazana” që ndodhet në kompleksin “Oslo” në Vlorë. Pikërisht në këtë vend disa persona ende të paidentifikuar nga ana e policisë së Vlorës kanë qëlluar me armë me qëllim për të vrarë Inez Hajrulla. Nga kqyrja e vendit të ngjarjes ka rezultuar se në sheshin ndërmjet lokalit “A&B Mazana” dhe restorant “Rajan” janë gjetur dy gëzhoja dhe një fishek i pa goditur. Si pasojë e këtyre të shtënave është plagosur rastësisht Dajko Canodemaj, i cili ka qenë duke pirë kafe tek bar “Aurora”. Në ikje e sipër autorët e këtij krimi që ndodheshin brenda një automjeti tip “Land Rover” me ngjyrë jeshile dhe që në kokë mbanin maska, janë përplasur me dy automjete të rastit në afërsi të bashkisë Vlorë, dhe më pas kanë ikur në drejtim të fshatit Babicë. Policia u është vënë në ndjekje këtij automjeti dhe në afërsi të fshatrave Babicë e Vogël, dhe Çeprat ky automjet është gjendur i djegur. Brenda në automjet ndodheshin dy automatikë të djegur plotësisht dhe një dorezë plastike e djegur pjesërisht. Për të zbardhur dinamikën e këtij krimi të rëndë policia dhe prokuroria e Vlorës kanë sekuestruar disa pamje filmike, nga të cilat evidentohet se mjeti “Land Rover”, afrohet dhe lëviz në shëtitoren e njohur “Lungomare” dhe në momentin që i afrohet lokalit “A&B Mazana”, ndalon dhe nga dera e pasme e mjetit zbret një person. Pikërisht në këtë moment nga pamjet filmike duket që gjashtë persona që ishin ulur në tavolina ngrihen dhe ikin me vrap. Filmimet kanë nxjerrë Inez Hajrulla, i cili shfaqet në pamjet filmike duke qëlluar me armë në drejtim të mjetit “Land Rover”, ku më pas armën ia merr armën nga dora Ervis Matodashaj, i cili ikën në drejtim nga ikën dhe automjeti i agresorëve dhe del nga rrezja e filmimit të kamerave. Pas vetëdorëzimit në polici Ervis Matodashaj ka shpjeguar se armën e zjarrit të përdorur në këtë ngjarje nga Inez Hajrulla, e kishte hedhur në një territor në lagjen Pavarësia, armë kjo e cila më pas u gjet, e cila është një pistoletë prodhim Italian.

Kontrolli në banesa bllokohen 14 mijë euro
Nga kontrolli i banesës së Ervin Matodashaj janë gjetur 11 fishekë me armë zjarri kalibër 9 mm dhe nuk është bërë e mundur gjetja e këtij shtetasi në banesë. Ndërkohë nga kontrolli i banesës së Inez Hajrulla, ka rezultuar se ai nuk ka qënë prezent në shtëpi. Dera e shtëpisë së tij është hapur me ndihmën e zjarrfikseve, dhe pas kontrollit është gjetur vetëm një fishek dhe 14 mijë e 700 euro, një kontratë pune dhe është marrë për ekspertim laboratorik një shishe parfumi. (SKEDA E HAJRULLËS)

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Rezultat historik për boksin shqiptar, Alban Bermeta mes 20 më të mirëve në botë! Shumë pranë edhe Denis Nurja (FOTO)

Rezultat historik për boksin shqiptar, Alban Bermeta mes 20 më të mirëve në botë! Shumë pranë edhe Denis Nurja (FOTO)