Gjykata Penale e Tiranës kalon dosjen për gjykim/ Balliu dhe 12 banorë të Astirit merren të pandehur (VIDEO)

TIRANE- Gjykata Penale e Tiranës ka kaluar për gjykim dosjen penale ndaj ish-deputetit të PD-së Klevis Balliu i cili bashkë me 12 banorë të Astirit do të merren të pandehur. Ata akuzohen për kundërshtim të forcave të policisë dhe tubim të paligjshëm. Nga Gjykata Penale e Tiranës, Balliu u shpreh se nuk ka prova për dhunë ndaj policisë, ndërsa deklaroi se ky pushtet do të bjerë dhe banorët do të marrin atë që i takon.

"Nuk ka prova për dhunë nga banorët drejt Policisë. Nuk ka asnjë provë as ndaj meje dhe as ndaj banorëve por ata nuk e pushojnë çështjen. Nga ana tjetër nuk kemi asnjë të arrestuar për vjedhje votash. Ky pushtet do të bjerë dhe banorët do marrin atë që i takon. Të shkojmë sot t'i bëjmë me dije kësaj qeverie të korruptuar se koha e tyre ka mbaruar. Ka ardhur koha e qytetarëve shqiptarë dhe ata pushtetarë që i kanë vjedhur ka mbaruar", u shpreh Balliu.

Banorët e Astirit të mbështetur nga ish-deputeti demokratit Klevis Balliu, protestuan për rreth një vit kundër projektit të Unazës së re, duke bllokuar për 1 orë çdo pasdite qarkullimin e automjteve. Bllokimi i rrugës është një vepër penale e cila me ndryshimet në Kodin e Ri penal dënohet deri në tre vite burg.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tosi: 02/03/2020 17:05

    Klevis krrici i Faros fytyra me e urryer e planetit

    Përgjigju
  • Populli: 02/03/2020 14:03

    Mos u merzit Klevis se me Keta gjyqetare nuk denohesh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Fier, 36-vjeçar fut në makinë të renë me probleme të shëndetit mendor dhe e ngacmon seksualisht

Fier, 36-vjeçar fut në makinë të renë me probleme të shëndetit mendor dhe e ngacmon seksualisht