Shpëtoi Dajtin nga burgu përjetë, kolegët lënë pa para gjyqtarin: Nuk t'i kthejmë 17 mijë Eurot

Gjyqtari i Apelit në Vlorë, Skënder Damini, ka kërkuar t'i kthehen paratë e se sekuestruara në banesën e tij në sajë të aksioneve blic që u bënë me kontrolle në banesat dhe pronat e gjyqtarëve që morën vendimin që shpëtoi nga burgimi i përjetshëm Dritan Dajtin, autorin e vrasjes së 4 efektivëve të të policisë në vitin 2009 në Durrës. Kjo kërkesë e Daminit, është refuzuar nga Gjykata për Krime të Rënda.

Në banesën e Skënder Daminit në Tiranë, policia gjeti një vlerë monetare rreth 17 mijë euro si dhe disa municione luftarake që dyshohet se pa lejen e autoriteteve.

Bashkë me të, në hetim u vunë edhe dy kolegët, Petrit Aliaj dhe Aleks Nikolli, të cilët pranuan kërkesën e Dajtit për gjykim të shkurtuar, që rrjedhimisht e shpëton atë nga burgimi i përjetshëm.

Packa vendimit të kontrollit të banesave, ata vijojnë të ushtrojnë profesionin e gjyqtarëve, pasi Këshilli i Lartë Gjyqësore, nuk fillon dot procedimin disiplinor pasi është kompetencë e Inspektoriarit të Lartë të Drejtësisë, i cili është institucion i ri dhe i vetëm që ka të drejtën e hetimit të prokurorëve e gjyqtarëve, që ngrihet nga reformimi i sistemit të drejtësisë.

Forcat Speciale, me një vendim të gjyqtares Liljana Baku, ishin autorizuar të kryenin kontroll nëse kishte apo jo sende të paligjshme në banesat e togave të zeza që dyshoheshin për korrupsion në lidhje me vendimin e Dajtit. Më 14 shkurt 2019 pas kontrollit të banesës në shtëpinë e Daminit oficerët e policisë gjyqësore sekuestruan 17 mijë euro, por Damini pretendoi edhe sot se ato janë paratë e djalit të tij të tërhequra në bankë.

Procesverbaslet e kontrolleve ne banesen e Skender Daminit

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ariu ju qiu: 18/03/2019 12:08

    Ai i kishte para për kafe ato, këta thonë e lan pa lek..

    Përgjigju
    • Fahrri Bajg Spiuni: 18/03/2019 17:25

      Pseudo Ari, ti dhe petrit gërdalla t hani m.....maqéllon! Hahahahaha !

    • Petriti: 18/03/2019 14:55

      As per kafe por vetem per tu peshu se mbante dieta bashke me grun

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Në tre muaj 1.6 mld euro në arkën e shtetit, por bien fitimet e biznesit! ‘Financat’: Shpenzimet publike 1.2 mld €

Në tre muaj 1.6 mld euro në arkën e shtetit, por bien fitimet e biznesit! ‘Financat’: Shpenzimet publike 1.2 mld €