Gjykata Supreme e SHBA rrëzon kërkesën e Republikanëve për shfuqizimin e 'Obamacare'

Gjykata Supreme e SHBA rrëzon kërkesën e Republikanëve për shfuqizimin e 'Obamacare'

Gjykata Supreme

Gjykata Supreme ka refuzuar ditën e sotme kërkësën e Republikanëve që ishin të mbështetur nga adiminstrata e ish-presidentit Donald Trump, për shfuqizimin e ligjit të kujdesit shëndetësor të quajtur ‘Obamacare’.

Trupa Gjykuese e Supremes e ka rrëzuar kërkesën e Republikanëve me 7 vota pro dhe 2 kundër.

Administrata e Presidentit Joe Biden në Shkurt nxiti Gjykatën Supreme të mbështesë ligjin ‘Obamacare’, duke përmbysur pozicionin e marrë nga qeveria  Trump, i cili la detyrën në Janar.

Vendimi erdhi në një proces gjyqësor nga Texas dhe 17 shtete të tjera të qeverisura nga Republikanët dhe më vonë u bashkua me administratën e Trump. Një koalicion prej 20 shtetesh, duke përfshirë Kaliforninë dhe New York-un e qeverisur nga Demokratët dhe Dhoma e Përfaqësuesve ndërhynë për të ruajtur ‘Obamacare’ pasi Trump refuzoi të mbrojë ligjin.

Republikanët e kundërshtuan ashpër ‘Obamacare’ kur u propozua. Administrata Trump bëri hapa për të penguar ligjin.

Ndërkaq presdenti në detyrë Joe Biden është zotuar të zgjerojë aksesin në kujdesin shëndetësor dhe të mbështesë ‘Obamacare’. Biden dhe demokratët e tjerë kishin kritikuar përpjekjet e Republikanëve për të goditur ligjin në një kohë kur SHBA po luftonte me COVID-19.

Obamacare është miratuar në vitin 2010 dhe është mbajtur 3 herë në fuqi nga Gjykata Supreme. Por, gjatë qeverisjes së presidentit Donald Trump është kërkuar rrëzimi i ligjit Obamacare me pretendimin se favorizonte një grup të caktuar individësh.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Nga mbërritja e Metës me dy gishta, te ‘selfie’ e përzemërta mes Elona Gurit dhe Kryemadhit në mbledhjen e PL-së

FOTO/ Nga mbërritja e Metës me dy gishta, te ‘selfie’ e përzemërta mes Elona Gurit dhe Kryemadhit në mbledhjen e PL-së