Gjykata vendos 'arrest shtëpie' për tre organizatorë të ditës së parë të protestave të dhunshme në Tiranë (EMRAT)

Gjykata vendos 'arrest shtëpie' për tre organizatorë të ditës së parë të protestave të dhunshme në Tiranë (EMRAT)

Protesta e së mërkurës në Tiranë

Gjykata Penale e Tiranës vendosi arrest shtëpie për tre të arrestuarit e parë në protestën e 9 dhjetorit, për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha.

 Protestuesit e arrestuar Altin Koçin Robert Poshnjarin dhe Vilson Kulemanin, janë akuzuar për dhunë dhe kundërshtim të forcave të policisë gjatë protestës së datës 9 dhjetor.

 Prokuroria kishte kërkuar masën e sigurisë arrest me burg për dy nga të ndaluarit dhe arrest shtëpie për tjetrin.

Ndërkaq 25 persona janë arrestuar dhe 130 të tjerë janë në hetim pas protestës së mbrëmshme në Tiranë, për të tretën ditë radhazi pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodjan Rasha.

 Policia njofton se të gjithë këta persona akuzohen se organizuan grumbullim dhe tubim të paligjshëm dhe kanë ushtruar dhunë, duke plagosur 3 punonjës të Policisë  si dhe shkatërruan pronën publike e private.  

Ndërkohë natën e dytë të protestave të dhunshme që përfshinë Tiranën policia arrestoi 59 persona ndërsa nën hetim u vunë 116 persona të tjerë.

K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Visi: 12/12/2020 19:16

    Arresting hajdutet e taksave tona...qeveritaret dmth...we Kane 30 vite qe vjedhin

    Përgjigju
  • CUBI: 12/12/2020 17:50

    Vazhdoni e tallni b*** me kete shqiperi te mjer. Ca e djegin ca e vjedhin gjykatat tona te famshme vazhdojn e japin vendime sikur jua ka len babai. Perfundimisht ky shtet nuk behet. GJYNAH shum GJYNAH.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)