Gjylameti në 'Pa Protokoll': Borxhi publik deri në 2018 ka qenë në trend zbritës! PD dhe LSI synojnë largimin e njerëzve, ne i afrojmë

Deputetja e PS Blerina Gjylameti e ftuar në emisionin "Pa Protokoll" nw Report Tv ka deklaruar se qeveria i ka mbajtur premtimet e bëra ndaj popullit dhe këtë sipas saj e ka vërtetuar vota e qytetarëve.

Ndërsa po diskutohet për fushatën përpara zgjedhjeve, ndonëse jemi në kohë pandemie, Gjylameti shtoi se PS e ka të përditshme angazhimin për të qenë pranë qytetarëve dhe kjo sipas saj nuk bëhet vetëm sepse jemi në fushatë.

"Është në përditshmërinë tonë që të angazhohemi sa më shumë për të qenë pranë qytetarëve. Jo vetëm të deputetëve por të gjithë anëtarëve të qeverisë, për të kuptuar se ajo që kemi prej vitesh është kthyer në moton tonë, pranë qytetarëve. Llogaridhënie me qytetarët është 1 herë në 4 vite. Votohesh për çfarë prmetimesh ke mbajtur. Mjafton të shikojmë mbëtetjen që ka marrë në 2017 për të vërtetuar premtimet që ka mbajtur. Negativiteti nuk është karakteristikë e Ramës apo përfaqësuesve të qeverisë. Ironia nuk është me qytetarët por i referohet më shumë zotit Basha. Ska ironi sa i përket qytetarëve. Çdo 4 vite po të kesh mbështetjen maksimale nga qytetarët je në rrugën e duhur", tha Gjylameti.

Gjatë diskutimeve ajo ka thënë se borxhi publik deri në 2018 ka qenë me trend zbritës.

"Borxhi publik deri në 2018 ka qenë në trend zbritës. Ekzaktësisht ka qenë në zbritje dhe do ua jap për pak. Këto janë të dhëna që u bënë publike nga kryeministri në daljen e fundit. Kur flasim për borxhin publik dhe për pjesën e atyre që janë detyrime kundrejt projekteve", tha Gjylameti.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë pranoi rekursin dhe kaloi për gjykim dosjen e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Deputetja Gjylameti është pyetur nëse do të pranohet të rikthehet në fushatë Tahiri ajo ka thënë se çdokush që i del i "pastër" para drejtësisë është i mirëpritur në PS.

Sa i përket largimeve të fundit nga LSI-ja, konkretisht largimit të Nasip Naços, ajo ka thënë se PS është parti e hapur ndaj gjithkujt. Këtu ka shtuar se PS i mirëpret njerëzit, ndryshe nga PD dhe LSI, të cilat sipas saj i largojnë.

Aktualisht LSI i janë larguar figura të njohura, ku dy janë nga qarku i Beratit, Nasip Naço dhe Gledion Rehovica, si dhe Ish-drejtori i portit të Durrësit dhe ish-drejtori i Aviacionit Civil, Aleksandër Lipivani duke iu bashkuar PS. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:24
Gjylameti: PD dhe LSI synojnë largimin e njerëzve, ne i afrojmë

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë pranoi rekursin dhe kalon për gjykim dosjen e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. 

Deputetja e PS Blerina Gjylameti është pyetur në emisionin "Pa Protokoll" nëse do të pranohet të rikthehet në fushatë Tahiri ajo ka thënë se çdokush që i del i "pastër" para drejtësisë është i mirëpritur në PS.

"Besoj që gjithkush që bën pjesën para  ligjit, është përgjigjur dhe i ka zgjidhur të gjitha nivelet është i mirëpritur në PS. Unë besoj se më mjafton tu tregoj thjesht lazaratin për të treguar se kush ka qenë qasja e PD", tha ajo.

Sa i përket largimeve nga LSI-ja, konkretisht largimit të Nasip Naços, ajo ka thënë se PS është parti e hapur ndaj gjithkujt. Këtu ka shtuar se PS i mirëpret njerëzit, ndryshe nga PD dhe LSI, të cilat sipas saj i largojnë.

"PS ka treguar që është parti e hapur kundrejt gjithkujt. Sbesoj se figura të caktuara që kanë dalë nga Ps të mos kenë të drejtë të rikthehen. LSI është shkëputur nga PS dhe ka shumë njerëz që se gjejnë dot veten atje dhe janë rikthyer.

Ndryshe nga çfarë ndodh në PD i përzënë njerëzit ne i ftojmë.  Ne skemi përzënë askënd. Në PD dhe LSi kanë synimin të largojnë ne kemi qëllim të afrojmë. Publikut si intereson kush afrohet dhe largohet por çfarë shërbimesh kemi dhënë", tha ajo.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lushnja përmbys 4-3 Vorën në 'Roza Haxhiu', ndryshon renditja në Kategorinë e Parë

Lushnja përmbys 4-3 Vorën në 'Roza Haxhiu', ndryshon renditja në Kategorinë e Parë