Gjyqi me ministren e Arsimit, Vokshi: S’ka paraqitur asnjë provë! Sot mësuesit kanë frikë të flasin, janë të survejuar nga patronazhistët

Deputetja e ‘Rithemelimit’ të PD-së Albana Vokshi, paraditen e sotme është paraqitur për seancë e radhës gjyqësore me ministren e Arsimit Evis Kushi në SPAK. Ishte ministrja Kushi që e paditi në SPAK për shpifje pas denoncimit që bëri Vokshi për shpërndarjen e tezave të provimit për mësuesit e arsimit parauniversitar. 

Në një deklaratë pas seancës së radhës gjyqësore, Vokshi tha se përfaqësuesit e saj nuk kanë paraqitur asnjë provë, por vetëm pasqyrime të mediave për statusin e saj në rrjetet sociale, ku kishte denoncuar daljen e testeve. Vokshi hodhi akuza ndaj qeverisë, ku tha se i sot mësuesit kanë frikë që të flasin, ndërsa janë të survejuar nga patronazhistët.

‘Seanca e parë që shqyrtoheshin provat që kishte sjellë përfaqësuesi i ministres Kushi e cila edhe sot nuk u paraqit. Unë edhe sot erdha personalisht në respekt të financave që po vë në dispozicion kjo gjykatë për një çështje që është politike për të mbyllur gojën time dhe të kolegëve të opozitës. Sot u vërtetua që koha i ka dhënë të drejtë mësueses që ka denoncuar skandalin që po ndodhte në provimin e vlerësuesve të mësuesve parauniversitar. Nuk kishte asnjë provë, por shkrime të mediave që kishin publikuar statusin tim. Unë paraqita provat e mia, mesazhin që më ka ardhur nga një mësuese e Elbasanit. Vetëm fjalia e parë e këtij mesazhi, të bën të mendosh dhe kuptosh se cili është statusi i mësuesve sot në arsimin parauniversitar. Nuk guxojnë të flasin, janë të survejuar nga patronazhistet, janë të kërcënuar me vendin e punës. Një mësues i ndershëm gjen mënyrën për të denoncuar një skandal. E kam bërë publik duke iu referuar tekstit të mësueses. Ministrja në vend të hetonte të vinte para përgjegjësisë kush i kishte nxjerrë testet, më paditi në gjykatë. Duan të na mbyllin gojën, por e kanë kot, do vijoj të jem në krah të çdo mësuesi se situata në sistemin arsimor sot është ulëritëse, mbi 200 mijë fëmijë kanë lënë sistemin arsimor. Kemi një qeveri që kryesohet nga një qeveri që nuk e do arsimin.’- tha Vokshi.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet