Sherr për dëmshpërblimin në sallën e gjyqit, shtyhet sërish senanca për Marvi Mihalin (VIDEO)

Seanca gjyqësore e parashikuar për ditën e sotme, lidhur me vrasjen e Marvi Mihalit për një karikues telefoni është shtyrë me datë 26 Mars për shkak të konfrontimeve të ndodhura mes palëve në seancën gjyqësore. Prindërit e Marvi Mihalit kanë kërkuar një dënim më të lartë se ai që prozpozoi Prokuroria për të pandehurit. Palët kanë dalë përpara mediave me dy verisone të ndryshme.

Babai i një të prej të akuzuarve thotë se pala tjetër ka kërkuar dëmshprëblim për vrasjen e djalit ndërkohë që prindërit e Mihalit e mohojnë këttë akuzë duke thënë se nëse nuk vihet drejtësia do të bëjnë vetëgjyqësi.

Prindërit e Marvi Mihalit shprehën para mediave revoltën pasi sipas tyre Gjykata nuk po vë drejtësi. Babai i tij u shpreh se nëse nuk vihet drejtësi, do të funksionojë kanuni dhe kurani. Nga ana tjetër e ëma tha se nuk pranojnë gjyq dëmshpërblimi dhe shprehu pikëllimin për humbjen e djalit, ndërkohë që nga ana tjetër ata që vranë djalin e saj bëjnë pushime nëpër ishujt e Greqisë.

"Katër kriminelë e deri të avokatë e te Prokuori Artan Lulaj. Ky degracion duhet të marrë fund njehërë e përgjithmonë. Kërkoj drejtësi. Në qoftë se nuk bëhet drejtësi do të funksionojë ligji i kuranit dhe kanunit. Që javës tjetër që u dha pretenca, dhe që kur ndodhu ngjarja ai e ka quajtur gjest kalamanjsh. Vrasja ishte me paramendim në bashkëpunim.

Ata jo vetëm që e vranë dhe nuk e pranuan krimin. Ata kanë luajtur ping pong. Njëherë e vrau njëri njëherë tjetri. Drejtësinë do e vendosim vetë. Ata vinin në gjyq duke na pështyrë te këmbët. Aata bëjnë pushime nëpër ishujt e Greqisë ndërsa djali im u fut në dhe. E provofshin dhimbjen e madhe që po provoj unë ccdo ditë. Nuk pranojmë gjyq dëmshpërblimi", u shprehën prindërit e Marvi Mihalit në një deklaratë për mediat.

Nga ana tjetër babai i një prej të dyshuarve, Dejvi Bitrajt deklaroi se disa muaj më parë është kërkuar nga ana e prindërve një dëmshpërblim prej 340 milionë lekësh.

"Sot senaca e radhës. Avokati i tij tha se nuk kemi kërkuar lekë. Ai gënjen për të vërtetën. Ai ka bërë një ankim dhe kërkon 340 milionë lekë.E kemi problemet te paret. Ne i kemi pyetur si i doni paret. Thotë i kërkojmë paret se djali mund të bëhej dhe gjyqtar dhe kanë vënë një rrogë të caktuar për kaq vite i bie kaq lekë. Tani gënjejnë dhe bëjnë zhurmë në Gykatë", u shpreh babai i Bitrajt.

Në datë 4 Mars Prokuroria i dha fund hetimeve për Marvi Mihalin ngjarje e ndodhur më 31 gusht 2017 pranë stadiumit “Dinamo” dhe kërkoi 87 vite burg për autorët e dyshuar Dejvi Bitraj, Eugen Bitraj, Kridens dhe Marsel Alla.

4 vite burg janë kërkuar për Dejvi Bitrën, 20 vite për Marsel Allën, 25 vite për Gridens Allën, dhe 18 vite burgim kërkoi prokuroria për Eugen Bitrjan. Marsel dhe Gridens Alla janë vëllezër, të cilët janë në arrati, avokati i të cilëve ka pretenduar se janë të pafajshëm.

Sipas prokurorit Gjergji Tako ky marzh i lartë dënimi duhet të shërbente për të riedukuar një brez i cili ka humbur vlerat shoqërore.

Viktima Marvi Mihali dhe të akuzuarit në një seancë gjyqësore

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loran shehu: 19/03/2019 15:39

    Kta plera qe dhe trillojn minimalisht kalamajt e tyre plera duen te denohen me te perjetshem

    Përgjigju
  • fieri: 19/03/2019 12:08

    Zoti pavllo nuk ju njoh po me vjen vertet keq per dhimbjen tuaj ishalla ju ndihmon sado pak drejtesia po prap nuk ka dhimbje tua kaloj ate tragjedi qe hoqet nese ska drejtesi ti jeten ske ce do me

    Përgjigju
  • CaBone: 19/03/2019 11:48

    Me vjen shum keq per dheimbjen tuaj dhe sa her ju degjoj juve dy prinderve tw ndjerit vazhdoj ndihem dhe me keq. Aty dy dur per nje kok dhe mos e rruj trrapin se kush jan. Zhduki me ca te ken nqs nuk japin drejtsin e duhur per djalin tuaj qe u preht ne paqe. Edhe po te isha ne vendin tuaj te njejten gje do beja. Duhet nje denim maksimal. Respekte per ju te dy gjithmon. Ju lehtofshin dhembjet sa me shum.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin