Gjyqi për Ervin Salianjin, caktohet anëtarja e re e trupit gjykues për dosjen 'Babale'

Gjyqi për Ervin Salianjin, caktohet anëtarja e re e trupit gjykues për dosjen 'Babale'

Deputeti i PD, Ervin Salianji

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë ka bërë me dije caktimin e anëtares së re të trupit gjykues për gjyqin e deputetit të PD-së, Ervin Salianji dhe Jetmir Olldashit.

Elona Toro është anëtarja e re e trupit gjykues që do të zërë vendin e Edlira Petrit.

“Në vijim të komunikimit, mbi çështjen penale me të pandehur Jetmir Olldashi dhe Ervin Salianji, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Kallëzim i rremë” i kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 305 dhe 25 të Kodit Penal, viktim/kallëzues i veprës penale, shtetasi Geron (Agron) Xhafaj,  Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, ju informon si më poshtë: Sot më datë 16.03.2023, çështja penale e lartpërmendur u shortua midis dy anëtarëve të trupit gjykues të përbërë prej gjyqtarëve Genti Shala dhe Elona Toro. Në bazë të shortit elektronik, çështja i ra për gjykim gjyqtares relatore Elona Toro”-thuhet në njoftim.

Kujtojmë se në 11 mars, gjykata e Apelit vendosi pranimin e kërkesës së Salianjit dhe gazetarit, Jetmir Olldashi për përjashtimin e gjyqtares së çështjes, Edlira Petri. Tre ishin arsyet që renditi Ervin Salianji në gjyqin “Babale” në Apelin e Tiranës për kërkesën e përjashtimit të anëtares së trupit gjykues, Edlira Petri. Së pari, sipas tij, është bashkëshorti Sokol Sadushi, i cili ka gjykuar përjashtimin e çështjes në fjalë në Gjykatën e Lartë. Së dyti, gjyqtarja Petri ka hyrë në debatin e brendshëm të Partisë Demokratike për rastin e vulës dhe së treti ka të bërë me nxjerrën e datës së këtij gjykimi në kundërshtim me kodin. Sipas Salianjit është caktuar data përpara se të rihidhet shorti për dosjet dhe kjo është bërë me qëllim mos rishortimi. Salianji shtoi në seancë se po ashtu relatorja ka lidhje familjare me vëllain e viktimës akuzuese, Fatmir Xhafajn.

Salianji u shpall fajtor për veprën penale 'kallëzim i rremë' në lidhje me çështjen "Babale" dhe u dënua me një vit burg nga gjykata e Shkallës së Parë. Në Apel e ka çuar çështjen dhe gazetari Jetmir Olldashi, i cili u dënua me 6 muaj burg të konvertuar në 100 orë shërbim komuniteti. Nëse Apeli do të konfirmojë vendimin e Shkallës së Parë atëherë deputeti Salianji, rrezikon burgun.

Deputeti Ervin Salianji dhe gazetari Jetmir Olldashi u shpallën fajtorë nën akuzën e 'kallëzimit të rremë' lidhur me inskenimin e audio-përgjimit me qëllim përfshirjen e vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj në trafikun e drogës. Gjykata e shkallës së parë vendosi 1 vit burgim për ish-deputetin Salianji me akuzën e kallëzimit të rremë kryer në bashkëpunim.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gentjan Mersepe Debil Çafaj: 16/03/2023 19:40

    Ore akoma e lini çunin e Shegës i ngjirizur në haurin e öopës e lini të lir. Po futeni mor kopilin e haurit të öopës në burg. Kto lloi jashqitje kombi duhen larguar nga politika.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Përkujtohet 80-vjetori i betejës së Margëlliçit, Balla: Askush mos guxoj të përdhosë historinë dhe të rivrasë të rënët tanë

Përkujtohet 80-vjetori i betejës së Margëlliçit, Balla: Askush mos guxoj të përdhosë historinë dhe të rivrasë të rënët tanë