Vettingu: Thanza i ‘mbytur’ në prona, i lidhur me krimin dhe i dënuar në Itali. Gjyqtari përlotet para KPK

Gjyqtari Admir Thanza rrezikon të mbetet në 'rrjetën' e Vettingut, për një mori problemesh që nga mos justifikimi i pasurinë, lidhjet me elementë kriminalë dhe dënimi në Itali për vjedhje. Admir Thanza, gjyqtarë në Gjykatën e Lartë, është një figurë e rëndësishme e drejtësisë shqiptare, pasi ka pasur një karrierë në ngjitje në të gjitha shkallët e gjyqësorit.

Megjithëse atij Vettingu i zbuloi një mori me probleme, ato në asnjë rast nuk kanë përbërë problem për Kuvendin e Shqipërisë, i cili e ka votuar dy herë si gjyqtar në gjykatën Kushtetuese dhe atë të Lartë.

Mosjustifikimi i pasurisë, lidhje me elementë kriminalë dhe dënimi në Itali janë tre elementët kryesorë të raportit të thelluar të KPK, që pritet të 'djegin' gjyqtarin Thanza, i cili ka qenë i pranishëm në seancën dëgjimore së bashku me avokatin e tij, Theodhori Sollaku. 

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit tha se për gjyqtarin Thanza është bërë Vetting në tre kollona, për pasurinë, për pastërtinë e figurës dhe për aftësitë profesionale. Ashtu si ILDKP, edhe hetimi i thelluar i KPK ka 'fundosur' Admir Thanzën, i cili rezulton pronar i disa apartamenteve, për të cilët nuk justifikon pasurinë, i proceduar penalisht për korrupsion, i dënuar në Itali me 40 ditë burg dhe 100 mijë lireta për vjedhje, dënim të cilin e ka fshehur në formularin e dekriminalizimit.

Në konkluzionet e ILDKP për gjyqtarin Admir Thanza rezultonte se:

1.     Deklarimi nuk është i saktë në përputhje me ligjin
2.     Nuk ka burime financiare të ligjshme për të justifikuar pasuritë
3.     Ka kryer fshehje të pasurisë
4.     Ka kryer deklarim të rremë
5.     Subjekti nuk gjendet në situatën e konfliktit të interesave


Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Admir Thanza sot para Vettingut

Vetë gjyqtari ishte i pranishëm në seancë, ku pranoi dënimin në Itali, duke thënë se ishte përfshirë në vjedhje për raporte humanizmi dhe për shkak të marrëdhënieve familjare. Ai deklaroi para trupës së KPK se ka pranuar dënimin për të shpëtuar jetën e nipit të tij. Thanza sqaroi se ka marrë përsipër një dënim të kunatës, vetëm që nipi i tij 9-vjeçar të kurohej në Itali, ndërsa ka shpërthyer në lot para trupës gjykuese. 

Ajo që më shqetëson është fakti që lidhet me pikën 17, që ka të bëjë me ekzistencën e procedimit penal. Pranova dënimin e djalit të vëllait tim. Mbrojta gjakun tim, një të mitur.  Nuk kuptova gjë, më thanë që do të ishte një gjobë. Fjala ime e fundit para gjyqtarit italian ishte ‘falenderoj gjykatën’. Kur doli ligji i dekriminalizimit shkova në Itali, mora një çertifikatë dhe më thanë që nuk ka asnjë problem me ty. Nipi im ishte 9-vjeçar dhe ju se imagjinoni që e bëra falë humanizmit. Nipi u kurua në Itali, nëse kunata ime do të ndalohej, ai rrezikonte. Nipi më thoshte ‘xhaxha të lutem më shpëto, a do të jetoj?’. Mora dënimin jo për të shpëtuar nënën e tij, por për të shpëtuar jetën e 9-vjeçari. Zoti i madh, mjekësia italiane, dhe ai fëmijë sot është 28 vjeç, është jurist dhe ka një vajzë. Mos më paragjykoni, më gjykoni njëlloj para Zotit, para ligjit.

Admir Thanza, gjyqtar i Gjykatës së Lartë


Sa i takon pronës në Shkodër, Thanza deklaroi se është djersa e tij dhe buka e fëmijëve të tij, ndërsa do të njihet me vendimin final të KPK më 17 korrik 2018, në orën 10:00.

Po, kisha dijeni për dënimin, e kam pranuar, për shkak të marrëdhënieve familjare dhe raporte humanizmi. Lidhur me pasurinë për pronën e blerë në vitin 2000 në Shkodër është djersa jonë, buka e fëmijëve të mi, e ardhmja e fëmijëve të mi. Kam humbur fëmijërinë e fëmijëve të mi, për shkak të punës, i jam përkushtuar punës. Ligji tenton ato pasuri, të cilat janë të pambuluara dhe burime jo të ligjshme. Në rastin konkret, që në kontratë ka vlerë të vogël, lidhet me gjendjen e pallatit. Unë asnjëherë nuk kam deklaruar 1.2 milionë lekë të atij pallati. Ju nuk do të deklaroni një pronë të dhuruar, kur e keni prej 2000. Edhe tani nuk e shes dot se si duket si pëlqeu blerësit. Mund të deklaroja unë një pronë të bërë si të dhuruar. Ajo kontrata ishte thjesht formalizim. Disa miq të mi më thanë që të sillja foto në KPK, por s’e gjykova të arsyeshme. Si mundet një garazh të bëhet kaq problem për jetën time. Ishte kontratë për të mundësuar një shitje. Ju them me sinqeritet se erdha personalisht, pasi ju vlerësoj.

Admir Thanza, gjyqtar i Gjykatës së Lartë



Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Admir Thanza sot para Vettingut

Ka qenë DSIK (Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar), që ka konkluduar se Thanza ka fshehur procedimin penal për korrupsion dhe se ka kontakte të papërshtatshme me krimin e organizuar. Trupa gjykuese që po vlerëson gjyqtarin e Gjykatës së Lartë përbëhet nga Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komici. 

Gjyqtari ka një apartament banimi me sipërfaqe 136 m2 në rrugën ‘Zogu i Parë’, në Shkodër. Për këtë apartament ka një anomali, njëherë është shkruar 1.2 milionë lekë blerja dhe 1.8 milionë lekë rikonstruksioni. Pastaj është shënuar +18 m2. Ky formular është ndryshuar dhe pse ka qenë i dorëzuar në ILDKP. Vlera e apartamentit e deklaruar nga Thanza nuk përputhet me çmimin e kontratës së shit-blerjes që është 1.2 milionë lekë. Në deklarimin e vitit 2004 mungon deklarimi i një garazhi, që e ka deklaruar në deklaratën e Vettingut.

Gjyqtari Thanza nuk ka justifikuar burimet për blerjen e këtij apartamenti. Çmimi mesatar në vitin 2000, sipas Hipotekës, ka qenë më i ulët nga ç’thotë gjyqtari. Gjithashtu, Thanza ka dhe një apartament me sipërfaqe 113 m2 te Komuna e Parisit, në Tiranë. Ky apartament është deklaruar nga z. Alibali, e cila bashkëjeton me gjyqtarin. Edhe në këtë apartament ka diferenca, njëherë është deklaruar 1.9 milionë lekë, njëherë 4 milionë lekë.

Apartament dubleks në Gjirin e Lalzit. Ka dhe një garazh te Komuna e Parisit. Këtë pasuri gjyqtari nuk e ka deklaruar asnjëherë më parë. Këtë e deklaroi vetëm për Vettingun. Për garazhin Thanza ka thënë thjesht se e ka harruar. Thanza dhe bashkëshortja kanë mungesë të burimeve të ligjshme financiare. Ka diferencë të madhe të të ardhurave e shumave të shpenzuara. Për vitet 1992-2003 ka minus mbi 2 milionë lekë. Në vitin 2003 ka minus 3 milionë lekë. Ka shumë prona dhe nuk i justifikon me rrogën. E ka falsifikuar formularin e deklarimit të shtëpisë në Shkodër. Familja Thanza nuk ka pasur para të blejë këto prona që ka.

DSIK ka thënë se gjyqtari Thanza nuk ka deklaruar procedimin penal në ngarkim të tij, pra ka fshehur procedimin penal për korrupsion. Sipas DSIK, Thanza ka kontakte të papërshtatshme me krimin e organizuar.

Thanza na është përgjigjur se as ai dhe as familja e tij nuk kanë marrë dhurata mbi 500 euro. Nga kontrata e dhurimit të datës 22 prill 2017 rezulton se Shoqëria ‘Curri sh.p.k’ i ka dhuruar gjyqtarit një garazh për 18 m2. ‘Curri sh.p.k’ ka qenë palë në Gjykatën e Lartë në vitin 2017, kur Thanza ishte relator i dosjes. Kjo çështje është mbyllur më 6 mars 2018. Thanza ka gënjyer pas informacionet e marra nga Gjykata e Lartë. Gjyqtari Thanza ka gënjyer edhe në formularin e dekriminalizimit. Nga një informacion jashtë vendit, Thanza ka qenë i dënuar në Itali në vitin 1999 për vjedhje me 40 ditë burg dhe 100 mijë lireta.

Raporti i KPK


Admir Thanza është anëtari i dytë i Gjykatës së Lartë që i nënshtrohet procesit të Vettingut, pas gjyqtarit Edmond Islamaj, i cili kaloi me sukses filtrat e Vettingut, duke u konfirmuar në detyrë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:44
Nga dënimi në Itali, në majën e drejtësisë në Shqipëri, karriera e gjyqtarit Shkodran, Admir Thanza

Kush është gjyqtari Admir Thanza për të cilin Vettingu sot ka zbuluar një të shkuar të panjohur. Ai është pjesë e sistemit të drejtësisë prej vitit 1992 kur ka përfunduar shkollën si jurist në Universitetin e Tiranës. Fillimisht ai ka shërbyer si gjyqtar për 14 vite. E pikërisht teksa ai ka qenë gjyqtar në Shkodër rezulton se është dënuar në Itali gjatë një vizite atje ku kishte të shtruar në spital nipin e tij në vitin 1999.

Në gjykatën e Shkodrës Thanza ka shërbyer deri në vitin 2006 për ty transferuar më pas në Tiranë ku shërbeu për tre vite deri në 2009. E teksa shërbente mes Shkodrës dhe Tiranës, Admir Thanza për 5 vite nga 2004 deri në 2009 ishte dhe anëtar i qeverisjes së gjyqësorit në Shqipëri, Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

Pas vitit 2009 karriera e Thanzës do të njihte vec ngritje ku nga gjykata e lartë ai u katapultua anëtar i gjykatës kushtetuese me votat e parmentit.

Në këtë gjykatë ai shërbeu për 4 vite deri në 2013. Pas lënies së postit të gjyqtarit kushtetues Thanza do të jepte drejtësi në emër të Republikës si gjyqtar i Lartë ku vazhdon edhe sot. Admir Thanza në karrierën e tij ka qenë pjesë e trupës gjykuese në dosjen Gërdeci si dhe anëtar në trupën gjykuese për procese ku ishin të përfshirë politikan të majtë e të djathtë.

Vetë gjyqtari Thanza nuk e kish deklaruar dënimin as në formularin e Dekriminalizimit, ky dënim nuk u zbulua as nga shërbimet inteligjente, as nga DSIK, as nga institucionet shqiptare, por ishin përfaqësuesit e operacionit ndërkombëtar të monitorimit që ndihmuan palën shqiptare me dënimin e formës së prerë të marrë në itali.

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirona: 11/07/2018 11:07

    Iku dhe nji far e keqe.

    Përgjigju
  • dori: 11/07/2018 09:53

    E kam pasur pedagog ne fakultetin e drejtesise ne Shkoder. E kujtoj si nje person shume arrogant dhe merrte pa probleme para per nota me te larta ose per te kaluar studentet. Pjese e pasurise eshte vene edhe nga parate e studenteve.

    Përgjigju
  • klodi: 11/07/2018 01:46

    eshte fantastike te shohesh nje parazit, te ndyre, ushtar i sistemmit te (zh)drejtesiste te qaj!faleminderit per kete vetting!

    Përgjigju
  • lushnja: 11/07/2018 00:42

    ne keto raste robi do ndimuar gjynah ti harrojme vuajtjet per hir te njeri tjetrit gjykon zoti per keto gjera gjyna

    Përgjigju
  • Shkodrani: 10/07/2018 20:30

    Sdija te vidhja dhe keshtu mora rrugen e kurbetit per te punuar me djerse. Me nje fjale nuk isha i denje per shoqerin shqiptare dhe nuk e duroja faktin se mund te quhem bashkefajtor sic thote Sala dikur.

    Përgjigju
  • ELTON: 10/07/2018 17:50

    pidhe robsh qe ka denuar hajduter duke qen hajdut ME CIZME PRADA!MACOKU ME CIZME TE MER TE KEQEN ME FAL HAJDUT!!!!q por me dipllom ju lutem publikojeni se keni dite qe smi publikoni komentet!BUKA E GOJES E FEMIJEVE TE TU TW BWHWT BASHKE ME ATE TE FEMIJEVE JETIME TE ZYBER HALLULLIT TE ATYRE QE JANE TE NGUJUAR DHE TE ATYRE QE I KANE PRINDERIT TE NDERSHEM DHE ME RROGAA MODESTE``SI GJITHE DYNJAJA`` PO JU NUK I DONI SI GJITHE DYNJAJA!I DONI NE ANGLI AMERIKE ME LEKET E PISTA !NA HONGSH KOKRREN E MUTIT QE E BONA SOT MJES!QA QAA SE JA SHKRIVE ~QERSHITE TE GJITHVE ORE KOKRRA LEEEGGGENIT!PO NUK E PUBLIKUAT DO MENDOJ SE JENI TE NJEANSHEM JU LUTEM JAM I INDINJUAR

    Përgjigju
  • Beni: 10/07/2018 17:15

    U perlot ky hajduti para KPK. Po kur me nje te rene te çekiçit, ky hajdut ordiner jepte vendime haptazi kriminale, bente qe te perloteshin nje fis i tere!!! Dhe gjithe arrogance ky e te gjjthe hajdutet e Gjykates se Larte, te shihnin me indiference e karshillek neper korridore. Me kostum e pelerinen veshur, thoje me te ndershem e serioze se keta nuk ka. Bastarde te felliqur. Ik vrit veten tani, hajdut ordiner.

    Përgjigju
  • Jo: 10/07/2018 16:33

    I lidhur me krimin por shum i lidhur me krimin e kriminelet e shkoders qe nen hijen e tije akoma vendosin gjoba e vrasje ky eshte gjykatesi hajdut qe kjan para trupit gjykues,po qindra ato nena per vrasjet e njerezve te tyre anuk kanqare per poshtersite e ketij maskarai qe ka bo me dhenjen e venimeve,po per tjetersimin e pronave c'fare ka bo ky hajdut bir komunisti.

    Përgjigju
  • Turp o zot: 10/07/2018 16:11

    Po nuk ja sekuestrut te gjitha edhe kot. Me gjith keto prona e pasuri jeton 10 breza. Nuk asht e drejt ti lihen ti gezoj i qet

    Përgjigju
  • Qoqja: 10/07/2018 15:44

    O NAN MADHJA SHQIPERI O E VUAJTURA IME SHIKOJI DJEMT TUAJ SI TA RJEPIN SHTATIN SA TI ATA I VESH ME PUSHTET ATA TE RJEPIN SE KESHTU I MESOI NENA E GJITH TE KEQIJAVE DHE PJELLA JOTE MA KRIMINALE SALI RAM BERISHA QE ZOTI MORT HAK SE SHKATRROI CFAR I THA ZEMRA E ZEZE .

    Përgjigju
  • Kristal: 10/07/2018 15:39

    Pasojat direkte te universiteteve ne thonjeza ku cdo kriminel tutor prostitutash ose shperndares droge me 3500 euro behej avokat,gjyqtar etj etj.Kjo eshte demokracia dhe rilindja qe meriton populli yne.

    Përgjigju
  • LOLITA: 10/07/2018 14:59

    YYYYYSHT hajdut, maskara! Gjykatesi 30% me bllok ne xhep!!

    Përgjigju
  • Populli: 10/07/2018 14:57

    Hajduti gjykates po c behet keshtu, e ka bere pa dashje l.... sa legena kemi keshtu ne drejtesi.

    Përgjigju
  • MINUSHE: 10/07/2018 14:16

    duhet ta mirekuptojme...se te gjitha gjerat e keqija I kane ndoshur pa dashje fale humanizmit....tani presim te behet avokat ky..:(

    Përgjigju
  • Emigrant: 10/07/2018 13:17

    Hajdutët e pulave kanë përfaqësuar drejtësinë shqiptare deri tani.po nuk paska një gjyqtar dhe prokuror që të mos ketë vjedhur.as me burg nuk lahen vjedhjet dhe dëmet që i kanë shkaktuar këtij populli këta maskarenjë ordiner.

    Përgjigju
  • Sali: 10/07/2018 12:21

    Nje kriminel,nje hajdut dhe nje funderrine qe derdh lot krokodili, kjo eshte drejtesia ne vendin tone !! Nje ore e me pare ne burg, plehra !

    Përgjigju
  • jyhtgf: 10/07/2018 12:10

    Hajde kusar hajde..

    Përgjigju
  • Arku: 10/07/2018 12:02

    Nuk mund te komentoj asgje kur gjygjtari i gjykates se larte eshte hajdut. O zot kush na ka gjykuar dhe kush na drejton, por siç dikush ka thene: eshte koha e maskarenjve.

    Përgjigju
  • bledi: 10/07/2018 10:49

    ptuhh legeni... po tani? ti gezoje ai

    Përgjigju
  • Ehuuuu: 10/07/2018 10:40

    Dhe do te bejne shtet, nga hajdut ne nje vend te huaj, anetar i gjykates se lart ne shqiperi. Dhe thone pastaj pse nuk hapen negociatat.

    Përgjigju
  • Kasua: 10/07/2018 10:32

    Boboooo. Hajdut pulash dhe e kane bere gjykates.

    Përgjigju
  • Shqiptari: 10/07/2018 10:29

    Gjykata e Larte me "lartesine e duhur" te gjyqtareve ...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Media amerikane: Raketat e lëshuara nga Izraeli kundër Iranit kanë teknologji për t'iu shmangur radarëve

Media amerikane: Raketat e lëshuara nga Izraeli kundër Iranit kanë teknologji për t'iu shmangur radarëve