Gjyqtarja e parë që kërkoi burgosjen e Balilit para Vetingut, në 2018 liroi nga qelia Dashmir Xhikën e LSI-së (PASURIA)

Gjyqtarja e parë që kërkoi burgosjen e Balilit para Vetingut, në 2018 liroi nga qelia Dashmir Xhikën e LSI-së (PASURIA)

Foto ilustruese

TIRANË- Organet e Vetingut do të vijojnë seancat dëgjimore me gjyqtarët dhe prokurorët, për t’i njohur me rezultatet e hetimit, pavarësisht tërmetit shkatërrues të së martës, i cili la pas 51 viktima, qindra të plagosur dhe mijëra banesa të shkatërruara. Mesditën e sotme, para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit doli gjyqtarja e Krimeve të Rënda, Iliriana Olldashi, për t’u njohur me rezultatet e verifikimit për ligjshmërinë e pasurisë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale. Dosja e gjyqtares, e cila është edhe kandidate potenciale për t’u bërë pjesë e Gjykatës Speciale, po shqyrtohet nga trupa gjykuese e përbërë nga Etleda Çiftja, Pamela Qirko dhe Xhensila Pine.

Në vitin 2016, gjyqtarja Iliriana Olldashi ka firmosur vendimin për caktimin e masës së sigurisë në mungesë ‘arrest me burg’, për Klemend Balilin, i ashtuquajturi ‘Eskobari i Ballakanit’. Në atë kohë Balili ishte në arrati. Ndërkaq, në korrik të vitit 2018, gjyqtarja liroi nga burgu ish-drejtuesi i ARRSH-së dhe funksionarin e LSI Dashamir Xhika, i akuzuar për “korrupsion” dhe “shpërdorim detyre” gjatë ndërtimit të aksit Tiranë-Elbasan. Në 2017, gjyqtarja ka liruar nga burgu për shkak të gjendjes së rëndë psikologjike 19-vjeçaren Elda Tanushi, e cila kishte tentuar të helmonte vjehrrën. Gjyqtarja ka deklaruar pasuri modeste ndër vite, por megjithatë mund edhe të rrezikohet nga 1 milionë lekë ose rreth 9 mijë USD, që i kanë falur prindërit. Në vitin 2006 gjyqtarja ka blerë një apartament me vlerë 55 mijë euro. 5 000 000 lekë ka marrë kredi, ndërsa 1 milionë lekë hua nga prindërit. Kredinë e ka marrë me 3 % deri në vitin 2031. Në vitin 2016 deklaron se prindërit ia kanë falur këtë shumë. Ndërkaq, në vitin 2015 blenë një apartament tjetër me vlerë 66 mijë euro me sipërfaqe 91.6 m2 në Tiranë.

Po gjatë ditës së sotme, para Komisionit të Vetingut doli edhe prokurorja pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Doloreza Musabelliu, kandidate për Prokurorinë e Posaçme. Musabelliu konsiderohet si ‘gruaja e hekurt’ e SPAK-ut për shkak të dosjeve që ka çuar në gjykatë, hetimit për herë të parë të Emiljano Shullazit dhe të pasurisë modeste, vetëm pagën si prokurore.

(Kliko këtu për të lexuar deklaratën e pasurisë të Iliriana Olldashi)

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • asl: 02/12/2019 20:36

    Hiqeni pleren beni pastrim renjesor.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Vrau bashkëjetuesen me thikë një vit më parë në Elbasan, Apeli lë në fuqi dënimin me burg përjetë të Ramis Micit

Vrau bashkëjetuesen me thikë një vit më parë në Elbasan, Apeli lë në fuqi dënimin me burg përjetë të Ramis Micit