Gjyqtarja Enkelejda Hoxha bën kërkesë për t’u liruar nga burgu: S’ka kush të kujdeset për fëmijët e mi

Gjyqtarja Enkelejda Hoxha bën kërkesë për t’u liruar nga burgu: S’ka kush të kujdeset për fëmijët e mi

Enkelejda Hoxha

Gjyqtarja Enkelejda Hoxha, e arrestuar për korrupsion nga SPAK, ka bërë përsëri kërkesë për të dalë nga burgu, me argumentin se s’ka kush të kujdeset për fëmijët e saj.

Me pranga në duar, dje gjyqtarja shkoi në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor, por vendimi, për shkarkimin ose jo të saj nga detyra nuk u mor pasi vendimi u shty për në datën 11 mars ora 10:00, pas kërkesës së vetë gjyqtares për të pasur më shumë kohë për mbrojtjen e saj.

Kreu i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë (ILD) ishte sërish kundër shtyrjes, ose të paktën që maksimumi t'i jepej gjyqtares 2 ditë kohë, por KLGJ caktoi datën 11 mars për mbajtjen e seancës së radhës. Sipas Metanit, janë 5 raste kur gjyqtarja ka vepruar në kundërshtim me ligjin për t'i dhënë lirinë personave në mënyrë të padrejtë e për këtë duhet të shkarkohet. 

Pak ditë më parë, gjyqtarja Hoxha u la në burg nga Gjykata e Apelit. Ajo u arrestua nga SPAK, pas një superoperacioni të bërë në Gjykatën e Krujës, në seancë gjyqësore teksa po lironte një tjetër të dënuar. Mes të dënuarve janë edhe sekretarja e Gjykatës, Emanuela Mallkuçi ekspert shëndetësor dhe avokati Aldo Tabaku të cilët në bazë të një skeme të mirëfilltë kriminale bënin lirimin e të dënuarve. Emri i gjyqtares lidhet me lirimin e shumë të dënuarve me burg përjetë, mes tyre edhe Endrit Dokle, Genc Tafilit ai edhe Hekuran Billa, i vrarë pak muaj më parë në Tiranë. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ena: 05/03/2021 18:54

    MOS u merzit se te liron rama ,,,ai nuk mund te jetoje pa kriminelet dhe ata qe lirojne kriminelet....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët