Gjyshi u shërua nga COVID-19/ Gjesti plot ngjyra i familjarëve për bluzat e bardha! Shënimi prekës për profesor Krajën: Jeni idhull i çdo mjeku (VIDEO)

TIRANË - Kanë zgjedhur një mënyrë mjaft të veçantë për të falënderuar bluzat e bardha që i shëruan nga koronavirusi gjyshin dhe i dhanë gëzimin e pafjalë për ta pasur sërish mes tyre.

Familjarë të një prej pacientëve që ka marrë trajtim në spitalin Infektiv dhe është shëruar ka bërë një gjest prekës për të falënderuar bluzat e bardha që ndihmuan gjyshin e tyre të fitojë betejën me COVID019.

Shënime vendosur ne disa letra shumë ngjyrëshe në formën e fluturave, ku mbajnë të shkruar emrat e mjekëve dhe dedikime e falënderime për ta. 

Vargje mirënjohjeje janë shkruar për profesor doktor Dhimitër Krajën mjekun që u bë shembull duke u rikthyer në detyrë pas 48 vitesh për t'u vënë në frontin e parë kundër COVID-19 krah kolegëve të tij tek Spitali Infektiv. Profesori është një model shprese, pasi edhe pse u prek me koronavirus, ia doli të triumfojë duke u shëruar dhe duke shprehur sërish dëshirën për të shkuar pranë kolegëve. "Ju nuk kursyet as shëndetin e as ditët e pushimit mbas një jete aktive plote përkushtim pranë spitalit ku ju punuar për shumë vite. Jeni idhulli i çdo mjeku. Zoti të bekoftë".

"Të falënderoj që ndihmove gjyshin tim të vijë prapë pranë nesh", është shënimi për doktoreshë Migena Qaton.

Mirënjohje është treguar edhe për mjekun infeksionist Pëllumb Piperi. "Faleminderit nga zemra. e shëruar gjyshin tim".

Nuk kanë harruar departamentin e urgjencës, infermierët dhe sanitarët që edhe pse nuk ia dinë emrat dhe thonë se as ata nuk i njohin, puna e bërë në grup i çoi gjyshin sërish në mesin e tyre në shtëpi.

 

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 07/04/2020 09:40

    Ju lumte Hanah dhe Livia per kete dedikim per heronjte e gjithe shqiptareve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

NBA/ Surprizë në parket, humbasin Boston dhe Milwaukee! Atlanta fiton me një pikë më shumë

NBA/ Surprizë në parket, humbasin Boston dhe Milwaukee! Atlanta fiton me një pikë më shumë