Gjysmëfinalja e Miss Universe/ Votat e publikut e rendisin bukuroshen shqiptare Endi Demneri në 'Top 5'

Gjysmëfinalja e Miss Universe/ Votat e publikut e rendisin bukuroshen shqiptare Endi Demneri në 'Top 5'

Endi Demneri

Endi Demneri i ka mahnitur mbrëmë (16 nëntor) të gjithë në gjysmëfinalen e “Miss Universe” që u mbajt në El Salvador.

Përfaqësuesja e Shqipërisë u duartrokit nga audienca me performancën e saj të shkëlqyer. Madje nga votat e publikut Endi është rikonfirmuar në Top 5 vajzat pretendente për fitore.

Finalja e madhe e “Miss Universe” do të mbahet më datë 19 nëntor.

Endi konkuron me një kauzë të veçantë në ”Miss Universe”, një sëmundje të cilin e ka luftuar dhe kërkon që të ndihmojë edhe vajzat që preken. 

“Është një sëmundje që quhet endometriosis. Kjo është kauza ime në “Miss Universe”. Dua të bëj vajzat e vogla dhe në moshën time, as nuk diskutohet, të kuptojnë që në qoftë se nuk ndihen mirë me veten. Ka një gjë që s’shkon, nuk kanë dëshirën për të filluar ditën, dëshirën për të ndërmarrë gjëra për veten e tyre, është me të vërtetë një gjë që nuk shkon te to. Duhet kuptuar që asgjë nuk të ndalon ty, e vetmja gjë që mund të të ndalojë është një sëmundje që në Shqipëri dhe në vendet e vogla akoma nuk njihet”, ka treguar ajo.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 18/11/2023 02:09

    Nga filmi /Conan the Barbarian/ eshte marre frymezimi per kostumin e shqiponjes,apo nga /mjellma/ e Bjork??!! Nuk shikoj asgje kombetare ne ate /montruozitet/!

    Përgjigju
  • e drejta: 17/11/2023 13:47

    FORCA ALBANIA

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Besoni se Greqia do pranojë hapjen e grupkapitujve të parë Shqipëri-BE?



×

Lajmi i fundit

Pas kërcënimeve të Hamasit për pengjet, Izraeli bombardon jugun e Gazës

Pas kërcënimeve të Hamasit për pengjet, Izraeli bombardon jugun e Gazës