Gledis Nano takim me Drejtoreshën e EUROPOL: Rritja e bashkëpunimit në hetime dhe operacionet e përbashkëta
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano dhe Drejtoresha Ekzekutive e Europol, Catherine De Bolle
Në selinë e Europol, në Hagë, Holandë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, zhvilloi një takim me Drejtoreshën Ekzekutive të Europol, Catherine De Bolle.
Takimi u zhvillua për prezantim pas marrjes së detyrës nga Nano, si dhe pas riemërimit të De Bolle, në mandatin e saj të dytë.
Në fokus të takimi ishte forcimi i marrëdhënieve dhe kontributi që Policia shqiptare jep jo vetëm në sigurinë e vendit, por edhe të BE-së si dhe rritja e dimensionit të Policisë së Shtetit në operacionet e drejtuara dhe të koordinuara nga Europol.
De Bolle vlerësoi rezultatet e Policisë së Shtetit në luftën kundër narkotikëve e trafiqeve, si dhe ndaj krimeve kundër pronës, duke vënë theksin në rezultatet e arrira nga Task Forca Antiskifter. Duke e uruar zotin Nano, për detyrën e rëndësishme në krye të Policisë së Shtetit, znj. De Bolle i ofroi bashkëpunimin dhe mbështetjen e Europol.
Drejtori i Përgjithshëm Gledis Nano siguroi Drejtoreshën e Europol se Policia e Shtetit është e vendosur të bashkëpunojë me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit.
“Rizgjedhja juaj në krye të Europol është një sinjal i mirë për të thelluar bashkëpunimin në drejtim të hetimeve dhe operacioneve të përbashkëta kundër grupeve kriminale që veprojnë në fushën e narkotikëve, krimeve ndaj personit e pronës, si dhe të krimeve ekonomike e kibernetike”, tha Nano.
Nano e vlerësoi Task Forcën Antiskifter si një model suksesi të bashkëpunimit të Policisë së Shtetit me Europol.
Policia e Shtetit është pjesëtare në Projektin Analitik "FURTUM", nëpërmjet TF A-S dhe ka pozicionin e co-leader (bashkëdrejtues), bashkë me vendet anëtare të BE-së, në fushën e luftës kundër krimit të organizuar ndaj pronës, i cili është një nga prioritetet më të rëndësishme të Ciklit të Politikave të BE-së, të përcaktuara në prioritetet e EMPACT (Platforma Multidisiplinare Evropiane Kundër Kërcënimeve të Krimit të Organizuar). Policia e Shtetit është pjesëmarrëse aktive në përpilimin e Planeve Operacionale të Veprimit - OAP 8.2, në kuadër të EMPACT, për krimet kundër pronës.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano dhe Drejtoresha Ekzekutive e Europol, Catherine De Bolle
S.C/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?
-
Shumë
84.3%
-
Pak
9.3%
-
Nuk e di
6.5%
Vota total: 2550
Lajme të tjera
-
‘I infiltruari në protestën para bashkisë i dënuar në Itali’, Policia nxjerr ‘blof’ Rithemelimin: Gënjeshtër, kur ndodhi ngjarja ishte 8 vjeç
21 Prill, 20:13
-
Zaloshnja: 80% e shqiptarëve ndihen të sigurt në zonat ku banojnë, vlerësojnë pozitivisht operacionet 'Tempulli' e 'Sundimi i Ligjit'
15 Prill, 09:15
-
Policia e Shtetit marrëveshje me Policia Bashkiake, Veliaj: Tirana e 1 milionë banorëve dhe mbi 10 milionë turistëve, shumë herë më e sigurt
12 Prill, 14:36
-
Kopjoi të dhënat e TIMS, ish-drejtori i IT në Policinë e Shtetit lihet në arrest shtëpie! Ervin Muça: Jam i pafajshëm, s’kam bërë shkelje
12 Prill, 12:27
-
Goditet grupi që trafikonte emigrantë, 26 urdhër arreste, mes tyre 4 policë! Bizneset u siguronin kontrata fiktive pune, më pas aplikonin për vizë në BE! Sekuestrohen 1.1 mln euro e dollarë (EMRAT)
12 Prill, 10:22
-
Kopjoi të dhënat e TIMS, Drejtori i IT në Polici dyshohet se u ndihmua nga persona të tjerë, po verifikohen! Muça u fiksua nga kamerat ditën e ndërhyrjes në sistem
10 Prill, 10:27
-
VIDEO/ Ajax është për turp, Feyenoord e mposht 6-0 në 'Klasiken' e Holandës
7 Prill, 16:26
-
Policia në Shqipëri nis heqjen e 'varrezave' të makinave, por është edhe vetë në shkelje të ligjit
5 Prill, 22:06
-
Avokat Ibraj: Alarmi i SPAK për efektivë të inkriminuar të ngrejë në këmbë strukturat e ministrisë së Brendshme! Ka drejtues policie me pasuri miliona euro
5 Prill, 20:57
-
Raporti i Europol: Shqiptari kujdesej për importin e kokainës nga Kolumbia në BE! Droga kamuflohej në kompaninë e bananeve
5 Prill, 16:30
-
Europol: 821 banda kriminale kërcënojnë BE! Shqiptarët te pesë rrjetet kryesore të kokainës! 'Koka' të trafikut deri në Amerikën Latine
5 Prill, 15:22
-
AMP bën ‘bilancin’ e 3 muajve të parë të vitit, 14 policë në pranga! 78% më shumë referime në Prokuroi se në 2023-shin
4 Prill, 14:21