'Societe Generale Albania', shpallet Banka më e Mirë në Shqipëri për vitin 2018

 'Societe Generale Albania', shpallet  Banka më e Mirë në Shqipëri për vitin 2018

Drejtori i Përgjithshëm i Societe Generale Albania, Z. Frederic Blanc

Revista Global Finance ka shpallur çmimet vjetore për bankat më të mira botërore, me fituesit e zgjedhur në mbi 150 vende në Afrikë, Azi- Paqësor, Evropën Qendrore dhe Lindore, Amerikën Latine, Lindjen e Mesme, Amerikën e Veriut dhe Evropën Perëndimore dhe….
Banka Societe General Albania u shpall Banka më e Mirë në Shqipëri për vitin 2018!

Drejtori i Përgjithshëm i Societe Generale Albania, Z. Frederic Blanc, me krenari pranon këtë titull dhe i shpreh mirënjohjen e tij më të ngrohtë të gjithë aktorëve përgjegjës të kësaj arritje.

Është një krenari e madhe për ne të marrim çmimin “Banka më e Mirë në Shqipëri për vitin 2018” nga Global Finance. Jam i nderuar të marr në emër të Bankës Societe Generale Albania këtë Çmim dhënë për herë të pare për ne, si vlerësim të punës së shkëlqyer që banka jonë ka treguar së fundmi. Vitet e fundit kanë rezultuar të  suksesshëm për Societe Generale Albania dhe vetëm rishtazi u renditëm si zgjedhja e parë e klienteve për Financat Tregtare në Shqipëri dhe për pasojë banka jonë të jetë lider mbi volumin e Financave Tregtare. Në mënyrë të vazhdueshme SGAL ka treguar performance të shkëlqyer financiare, risi të rëndësishme teknologjike, përmirësim dhe optimizim të rrjetit të degëve, dhe arriti të avancojë në cilësinë e portofolit të kredive. Jam jashtëzakonisht mirënjohës të shikoj që puna dhe angazhimi i përditshëm i secilit pjesëtar të stafit tonë, besimi i klientëve dhe partnerëve, si dhe mbështetja e Grupit nuk kanë kaluar pa u vënë re. Ne e presim këtë titull me krenari të lartë dhe ndihemi te inkurajuar për të mbajtur dhe rritur nivelin e lartë te standarteve të shërbimit ndaj klientit dhe performancës efikase. Ne jemi krenar për kualitetin e shërbimit që i ofrojmë klientëve tanë dhe jemi shumë mirënjohës që jemi përzgjedhur si Banka lider në Shqipëri pikërisht për shërbimin e klientit. Asgje nuk mund te jete me plotesuese sesa te marresh nje Çmim per punen dhe perpjekjet! Çmimi “Banka më e mirë në Shqipëri për Vitin 2018” na motivon të çojmë më tej nivelin e lartë të shërbimit ndaj klientit e të përmirësojmë edhe më shumë performancën tonë. Dëshiroj ta shfrytëzoj këtë mundësi që edhe njëherë të falenderoj publikisht klientët tanë, partnerët dhe secilin prej punonjësve tanë që e bënë të mundur këtë arritje të madhe.

Frederic Blanc

Sipas Global Finance, fituesit e çmimeve të këtij viti janë ato bankat që i kushtuan vëmendje të veçantë nevojave të klientëve të tyre në tregje të vështira dhe arritën rezultatet më të mira duke hedhur themelet për sukses afatgjatë. Të gjitha zgjedhjet janë bërë nga redaktorët e Global Finance pas konsultimeve të vazhdueshme me drejtues të korporatave financiare, bankierë dhe konsulentë bankarë, dhe analistë ndërkombëtarë. Në zgjedhjen e bankave më të mira, Global Finance ka konsideruar faktorë objektiv sasior dhe subjektiv të informuar. Përpost kësaj, Global Finance kreu një sondazh të lexuesve të korporatave për të rritur saktësinë dhe besueshmërinë e rezultateve. Bankat u ftuan të paraqisnin shënime në mbështetje të përzgjedhjes së tyre. Kriteret objektive të konsideruara përfshinë: rritjen e aseteve, përfitueshmërinë, shtrirjen gjeografike, marrëdhëniet strategjike, zhvillimin e biznesit të ri dhe inovacionin në produkte. Kriteret subjektivë përfshinë mendimet e analistëve të kapitalit, analistëve të vlerësimit të kredisë, konsulentëve bankarë dhe aktorëve të tjerë të përfshirë në industri. (Global Finance, 2018)

Në një kohë ndryshimi të papreçedentë në industrinë e shërbimeve financiare, çmimet vjetore të Bankës më të Mirë nga Global Finance vazhdojnë të japin një vlerësim të qëndrueshëm të performancës së industrisë financiare, qoftë në zhvillimin e produkteve për të përmbushur nevojat e financimit në zhvillim apo dizenjimin e platformave digjitale që shpejtojnë dhe rrisin shërbimet. Fituesit janë udhëheqës të klasit botëror, duke iu përgjigjur me gadishmëri dhe efikasitet ndryshimeve të erërave politike, teknologjive të reja dhe kushteve fluide të tregut.

Joseph D. Giarraputo, botues dhe drejtor në redaksinë e Global Finance

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë