Godasin policët, shoqërohen babë e bir! / Kapet i moshuari që përndiqte vajzën (VIDEO EKSKLUZIVE)

TIRANË - Dy persona janë shoqëruar nga efektivët e Komisariatit nr. 4 në kryeqytet pasi kanë dhunuar efektivët e Policisë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kinostudios ndërsa efektivët ishin duke iu përgjigjur kërkesës për ndihmë nga një zonjë me urdhër mbrojtje. Ish-burri i kishte shkuar në banesë ndërsa sipas zonjës ajo ishte me urdhër mbrojtje ndaj tij.

Në momentet kur efektivët i kërkojnë personit të shkojë me ta në komisariat për verifikim, ai i kundërshton dhe i dhunon duke i gjuajtur. Pamjet e këtyre momenteve janë filmuar edhe nga ne ndërsa transmetohen ekskluzivisht në emisionin 112, të realizuar nga gazetari i Report TV Antonio Çakshiri.

Duke mos lejuar shoqërimin e babait edhe djali i tij dhunon efektivët duke i gjuajtur me grushte ndërsa ata kërkojnë ndihmën e përforcimeve.

Gjatë mbërritjes së tyre u qetësua situata ndërsa dy personat u shoqëruan në komisariat ku u proceduan penalisht për kundërshtim me dhunë të punonjësve të policisë. Ata tani rrezikojnë gjobë ose dënim me burg.

Në ngjarjen e dytë një vajzë e re kërkon ndihmën e policisë pasi një person i moshuar e përndjek. Me marrjen e thirrjes efektivët e komisariatit nr. 4 me të cilët jemi edhe ne, i vihen në ndihmë vajzës në zonës e Freskut ndërsa aty disa qytetarë e kishin kapur burrin e moshuar duke pritur mbërritjen e patrullës. Pas mbërritjes efektivët kryejnë shoqërimin e burrit ndërsa gjatë kontrollit në komisariat i gjenden sende që të japin dyshime për qëllimet e tij. Edhe ky person procedohet penalisht ndërsa rrezikon dënimin me burg.

Në orët e vona të mbrëmjes një mjet i dyshimtë pikaset në rrugën e Dajtit. Makina e parkuar në sens të kundërt dhe me 4 djem tërhoqi vëmendjen e efektivëve ndërsa ata ushtrojnë kontrollin fizik dhe bëjnë verifikimin e gjeneraliteteve përmes mjeteve identifikuese. Zona ku ndodheshin është me ndërtesa pa banorë të dëmtuara pas tërmetit të 26 nëntorit dhe kishte dyshime se këta djem mund të kryenin vjedhje në to. Njëri prej tyre u shoqërua në komisariat në mungesë të një mënyre për ta verifikuar pasi ai nuk dispononte asnjë mjet identifikimi.

Pas mesnate patrullat e Komisariatit nr.4 stacionohen në pikë kontrolli ndërsa ushtrohet kontroll në çdo mjet që kalon në hyrje të zonës së Freskut.

 

*Disa të dhëna përgjatë emisionit janë ndryshuar për të mbrojtur identitetin e personave të përfshirë.
Të gjitha ngjarjet në emisionin "112" janë reale ndërsa përfundimet në të nuk janë finale. Procedimet kriminale mund të jenë ulur ose dhe hequr. Të gjithë të dyshuarit prezumohen të jenë të pafajshëm, përveç nëse ndaj tyre ka një vendim gjyqësor që i shpall fajtor.

a.ca./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rritet gjoba për celularin dhe drejtimin e makinës në gjendje të dehur! A jeni dakord me ashpërsimin e Kodit Rrugor?

Komento

Komente

  • karidi: 26/01/2020 18:23

    instalimi i shtetit policor ska brire, ky eshte. kontrollojne njerez kot, pa lidhje, ndalojne cifte ne qefin e vet, makina, shtyjne kohen. nuk vene ti fusin hekrat hajdutve te vertete Sali Berishes, Edi Rames, Ilir Metes. Erion Velise por merren me fukarenj. plehra

    Përgjigju