Goditet grupi që mashtronte me kreditë në Berat, zbulohet skema dhe si ranë pranga

Goditet grupi që mashtronte me kreditë në Berat, zbulohet skema dhe si ranë pranga

Foto ilustruese

BERAT-Policia ka goditur një grup  prej gjashtë personash që mashtronte me kreditë. Në pranga ka rënë njëri prej tyre, një është shpallur në kërkim, ndërsa katër të tjerë po ndiqen në gjendje të lirë. I arrestuari është A. H. 22 vjeç, banues në Tiranë, në kërkim u shpall E. V. banues në Berat, ndërsa në gjendje të lirë po ndiqen F. D., F. S., D. D. dhe R. S.

Por si funksiononte skema e mashtrimit dhe si u zbulua? Gjashtë persona kallëzuan se ishin mashtruar duke firmosur letra, për të cilat s’do mbanin asnjë përgjegjësi dhe nuk do kishin asnjë problem. Por u mashtruan dhe kur u njoftuan nga institucioni i kredidhënies për kreditë e marra në emër të tyre, menjëherë bënë kallëzimet duke sjellë nisjen e hetimeve dhe arrestimet nga policia.

Sipas policisë, 22-vjeçari i arrestuar bashkë me pesë personat e tjerë gjatë këtij muaji, nëpërmjet mashtrimit duke realizuar blerje fiktive në disa subjekte, përvetësuan shumën prej 300000 lekësh të reja, duke nënshkruar kontrata huaje me një subjekt të licencuar nga një shoqëri për “Dhënie kredie".

Gjatë operacionit kanë bërë kallëzime edhe dy persona të tjerë, të cilët gjatë muajit dhjetor 2019 dhe janar 2020 janë mashtruar nga A. H., E. V. dhe F. D., duke u përvetësuar shumën prej 190.000 lekësh të reja.  Të dy shumat janë përfituar në subjektin e licencuar për kredidhënie, kredi që këta persona i merrnin në emër të subjekteve që kanë bërë kallëzim.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 20/01/2020 17:12

    Ti derrmojne bajgat fshatarë !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët