Dhunohet me leva kancelari i gjykatës së Elbasanit! Ngjarja vetëm pak metra larg drejtorisë së policisë, sekuestrohen kamerat e sigurisë

ELBASAN- Persona të paidentifikuar kanë dhunuar me leva dhe mjete të forta kancelarin e gjykatës së Elbasanit, Ledio Sulkuqi. Ai është goditur disa herë me levë në trup, duke marrë plagë të rënda, ndërsa në rrugë dallohen qartë edhe njollat e gjakut. Ngjarja e rëndë ka ndodhur sapo ai ishte çuar nga një bar-kafe dhe i vetëm i ishte drejtuar lagjes Muzeale të Kalasë së Elbasanit.

Ky dhunim i zyrtarit ka ndodhur vetëm 150 metra larg Drejtorisë së Policisë të Elbasanit. Fakti që drejtoria e policisë ka qenë tepër afër, nuk i ka trembur autorët që të rrahin barbarisht Sulkuqin. 

Kanë qenë kalimtarët e rastësishëm në rrugë, të cilët kanë njoftuar policinë për ngjarjen.  Sulkuqi është dërguar në spital për marrjen mjekimit dhe ndodhet jashtë rreziku për jetën.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë dhe po punon për identifikimin e autorëve.

Deri më tani nuk dihen arsyet se përse është dhunuar Sulkuqi, nëse kjo lidhet me funksionin e tij apo me ndonjë konflikt personal. Deri më tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga policia.

1649655215_1649624859lediiooo.jpg

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:08
U dhunua me leva, ja kush është kancelari i gjykatës së Elbasanit

1649624859_lediiooo.jpg

Ledio Sulkuqi

Report Tv ka siguruar foton e kancelarit të gjykatës së Elbasanit Ledio Sulkuqi.

Ora 22:36
Dhunohet me leva kancelari i gjykatës së Elbasanit, video nga rrugët e lyera me gjak

Report Tv ka qenë në vendin e ngjarjes ku është dhunuar me leva kancelari i gjykatës së Elbasanit, Ledio Sulkuqi. Nga pamjet dallohet rrugët e lyera me njolla gjaku nga dhunimi i Sulkuqit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ca bohet: 11/04/2022 10:41

    Kushedi kujt i ka marr leket dhe nuk i ka mbaruar pun.

    Përgjigju
  • Lakja: 11/04/2022 09:09

    Më legen dhe byth..r nuk gjen ne Shqiperine e mesme. I biri te atit qe si ish pedagog vodhi dhe griu studentet nga parate... grup i strukturuar familjar per vjedhje, grabitje dhe padrejtesi..

    Përgjigju
  • eni: 11/04/2022 08:47

    i lumt ajo dore, jane me keq se gjyqtaret dhe vijne pas grupit te strukturuar kriminal te permbaruesve privat... NDYRESIRAT QE I NDAJNE DOSJET SIPAS QEFIT DHE PA SHORT !!!

    Përgjigju
  • Juristi: 11/04/2022 08:38

    Ngjarje shumë e rëndë, duhet zbardhur sa më parë. Nëse është për shkak të detyrës , ngjarja është mafioze.

    Përgjigju
  • Ceco me bicak: 11/04/2022 03:54

    Shtet prej letre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta mbledh Komitetin Drejtues të Partisë së Lirisë, 'përballet' me Kryemadhin pas përplasjeve! Përshëndet me përqafim Elona Gurin

Meta mbledh Komitetin Drejtues të Partisë së Lirisë, 'përballet' me Kryemadhin pas përplasjeve! Përshëndet me përqafim Elona Gurin