Goditet trafiku në Lezhë, sekuestrohen 95 kg kanabis, 11 mijë € dhe 3 makina! 4 të arrestuar

Goditet trafiku në Lezhë, sekuestrohen 95 kg kanabis, 11 mijë € dhe 3 makina! 4 të arrestuar

Kanabisi i sekuestruar

LEZHË-Goditet një tentativë për trafikim të lëndëve narkotike. Finalizohet operacioni i koduar "Gjadëri" ku u sekuestruan 95 kg kanabis, 3 automjete, 8 aparate celularë dhe 11000 euro. Vihen në pranga 4 persona.

Të arrestuarit janë, drejtuesi i makinës në të cilin u gjet lënda narkotike, K. D., 23 vjeç, banues në Shkodër, K. L., 28 vjeç, A. T., 32 vjeç, banues në Vlorë dhe K. T., 50 vjeç, banues në Shkodër, të cilët ndodheshin në dy mjetet që po kontrollonin rrugën.

Pas sinjalizimeve dhe informacioneve në rrugë operative, policia lokalizoi dhe bllokoi makinën tip "BMW", me drejtues 23-vjeçarin. Gjatë kontrollit të mjetit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, në sediljen e pasme dhe në bagazh, 95 kg lëndë narkotike kanabis. "BMW"-ja që transportonte lëndën narkotike paraprihej nga 2 mjete të tjera, me qëllim vënien në dijeni në rast konstatimi të pikave të kontrollit nga ana e Policisë.

Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në të 3 mjetet u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 11.000 euro. Policia Lezhë nën drejtim e prokurorisë dhe në bashkëpunim me policinë e Vlorës dhe Shkodrës, po punon për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Miri: 31/05/2020 19:03

    Mos i lini te marin fryme, derrmojini minjte!

    Përgjigju
  • Policia eshte ne rrugene te Drejte..: 31/05/2020 12:16

    Kure nuk ka punuar Policia ,sic po punon keto vitet e fundit .. Ju lumnte se keshtu Qytetaret e rregullt dhe shumica ,,,do jetojne te gjithe sebashku te qehte ... Policia duhet Respektuar nga cdo Qytetare ,,se ata Rezikojne jeten e tyre per te gjithe. Qytararet.. Avash avash,,vertete po i afrohemi Evropes..

    Përgjigju
    • Tidi: 30/10/2020 19:24

      Evropes hahaha qesha policia mir ben po jan shum mostra jan shum dy ftyrshe si njerz,,,pastaj pse plasin sherret pse plas hasmeria sepse marrin lek te zeza nen dor pastaj prap dalin spiuna ajo dihet mir beni mos ma sna nxjerrni ene Engjull Djallin

  • Qorrat e Totove: 31/05/2020 11:46

    O njeres iku ajo kohe kush bëri bëri tani rini rehate e shijoni lirine dhe jo të kalbeni burgjeve. Tani policia po na shqyene by thët, s ka me!

    Përgjigju
    • Lahuta e Malsis: 31/05/2020 12:27

      Ke shumë të drejtë, Europa nuk toleron më shiko se si janë kompletuar Policët si në Europë dhe Amerikë dhe e tëra kjo për Sigurinë e Familjeve tona. Vazhdo kështu kushdoqofsh PS.PD.... Siguria në Shqipëri duhet të vendoset me Dorë të hekurt dhe pa Mëshirë kundër këtyre Kriminelëve të bastarduar keq mbas Diktaturës Komuniste. Ku do të ishin këta Pushta, zvarranikë e Mij Kanalesh sikur të kishte Diktatur? Por dua të them se edhe Familjet dhe Prindërit e këtyre Kriminelëve janë pokaq Kriminel sa Pjella e tyre. *NË LITAR TË GJITHË ATA QË VRASIN*

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Përpjekjet për të justifikuar 'marrëveshjen' që shuajti revolucionin

Mero Baze: Përpjekjet për të justifikuar 'marrëveshjen' që shuajti revolucionin