LEZHË-Goditet një tentativë për trafikim të lëndëve narkotike. Finalizohet operacioni i koduar "Gjadëri" ku u sekuestruan 95 kg kanabis, 3 automjete, 8 aparate celularë dhe 11000 euro. Vihen në pranga 4 persona.
Të arrestuarit janë, drejtuesi i makinës në të cilin u gjet lënda narkotike, K. D., 23 vjeç, banues në Shkodër, K. L., 28 vjeç, A. T., 32 vjeç, banues në Vlorë dhe K. T., 50 vjeç, banues në Shkodër, të cilët ndodheshin në dy mjetet që po kontrollonin rrugën.
Pas sinjalizimeve dhe informacioneve në rrugë operative, policia lokalizoi dhe bllokoi makinën tip "BMW", me drejtues 23-vjeçarin. Gjatë kontrollit të mjetit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, në sediljen e pasme dhe në bagazh, 95 kg lëndë narkotike kanabis. "BMW"-ja që transportonte lëndën narkotike paraprihej nga 2 mjete të tjera, me qëllim vënien në dijeni në rast konstatimi të pikave të kontrollit nga ana e Policisë.
Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në të 3 mjetet u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 11.000 euro. Policia Lezhë nën drejtim e prokurorisë dhe në bashkëpunim me policinë e Vlorës dhe Shkodrës, po punon për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike.
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?
-
Po
18.6%
-
Jo
73.8%
-
Nuk e di
7.7%
Vota total: 1174
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Ja si duket spitali i Mirditës pas rikonstruksionit, shërbim për rreth 50 mijë pacientë
18 Prill, 08:31
-
Kopshtar në fermën e kanabisit në Skoci, dënohet ish-polici nga Saranda: Më kërcënoi gangsteri që arrestova
17 Prill, 17:20
-
Lezhë/ Pas një dekade banorët e fshatit Gjadër kanë një vend ku do prehin të vdekurit
16 Prill, 19:21
-
Gjirokastër, ndalohet 'Jaguar' me dy thasë me kanabis brenda, me një makinë tjetër monitorohej rruga
16 Prill, 12:30
-
Vrau babanë dhe vëllanë e ish-gruas, Gjykata e Lezhës e dënon me burg përjetë Besnik Pjetrin
16 Prill, 10:17
-
Korçë/ Drogë me ushqimet, arrestohet një person brenda burgut të Drenovës
15 Prill, 20:17
-
Shkodër, u kap me kanabis me vete, arrestohet 32-vjeçari
15 Prill, 09:34
-
Art me historitë e ish të burgosurve në Spaç, hapet ekspozita me skulptura dhe kukulla artizane!
14 Prill, 18:01
-
Lezhë/ Aksident i 3-fishtë në Shëngjin, 3 të plagosur nga përplasja e fortë
14 Prill, 17:39
-
‘Kultivoni tokën’, një shqiponjë me fara orizi për sensibilizim! Altin Prenga: Kultivojmë oriz, nuk heqim dorë edhe pse uji mungon
14 Prill, 14:46
-
E rëndë në Lezhë/ Adoleshentin e zë korrenti në banesë, ndërron jetë në spital
14 Prill, 12:47
-
VIDEO/ Automjeti përfshihet nga flakët në autostradën Thumanë - Milot
13 Prill, 20:24
Mos i lini te marin fryme, derrmojini minjte!
PërgjigjuKure nuk ka punuar Policia ,sic po punon keto vitet e fundit .. Ju lumnte se keshtu Qytetaret e rregullt dhe shumica ,,,do jetojne te gjithe sebashku te qehte ... Policia duhet Respektuar nga cdo Qytetare ,,se ata Rezikojne jeten e tyre per te gjithe. Qytararet.. Avash avash,,vertete po i afrohemi Evropes..
PërgjigjuEvropes hahaha qesha policia mir ben po jan shum mostra jan shum dy ftyrshe si njerz,,,pastaj pse plasin sherret pse plas hasmeria sepse marrin lek te zeza nen dor pastaj prap dalin spiuna ajo dihet mir beni mos ma sna nxjerrni ene Engjull Djallin
O njeres iku ajo kohe kush bëri bëri tani rini rehate e shijoni lirine dhe jo të kalbeni burgjeve. Tani policia po na shqyene by thët, s ka me!
PërgjigjuKe shumë të drejtë, Europa nuk toleron më shiko se si janë kompletuar Policët si në Europë dhe Amerikë dhe e tëra kjo për Sigurinë e Familjeve tona. Vazhdo kështu kushdoqofsh PS.PD.... Siguria në Shqipëri duhet të vendoset me Dorë të hekurt dhe pa Mëshirë kundër këtyre Kriminelëve të bastarduar keq mbas Diktaturës Komuniste. Ku do të ishin këta Pushta, zvarranikë e Mij Kanalesh sikur të kishte Diktatur? Por dua të them se edhe Familjet dhe Prindërit e këtyre Kriminelëve janë pokaq Kriminel sa Pjella e tyre. *NË LITAR TË GJITHË ATA QË VRASIN*