Durrës/ Vrau me thikë 33-vjeçarin për zënien e rrugës! Arrestohet autori: U vetëmbrojta se më fyeu e qëlloi me grushte, jam penduar

Pas disa orësh kërkimi arrestohet Arbër Kote, autori i plagosjes në Durrës, ku mbeti i vrarë 33-vjeçari Idajet Dulla. Një sherr i çastit për zënien e rrugës, ka bërë që Arbër Kote të nxjerrë një thikë dhe të qëllojë në zemër Idajet Dullën, 33 vjeç, i cili humbi jetën në spital, duke mos i mbijetuar dot plagëve.

Pas arrestimit Arbër Kote është shfaqur i penduar për vrasjen duke thënë para grupin hetimor se sherri ka nisur për një parkim të gabuar të makinës.

Sipas dëshmisë së Kotes, ai thotë se viktima e ka fyer dhe qëlluar me grushte disa herë dhe për vetëmbrojtje ka nxjerr thikën dhe e ka qëlluar.

“I kërkova të më lironte rrugën sepse kishte parkuar keq, ai reagoi shumë ashpër. Më fyeu dhe më qëlloi me grushte. Për vetëmbrojtje nxora thikën dhe e qëllova pasi më goditi disa herë. Jam penduar që lejova që konflikti të përshkallëzonte, pasi duhet ta kisha toleruar. Por më fyeu dhe shau shume keq”, ka thënë Kote para grupit hetimor.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme ku viktima, Idajet Dulla dhe Arbër Kote, 26 vjeç, banues në Durrës janë konfliktuar për një vend parkimi të zënë dhe gjatë sherrit Kote nxori thikën duke e qëlluar 33-vjeçarin.

Pas ngjarjes së rëndë, Kote u arratis në këmbë, por që u arrestua nga policia disa orë më vonë. Mësohet se Arbër Kote është djali i drejtorit të burgut të Durrësit, Astrit Kote, i cili favorizoi lirimin para kohe të Lul Berishës.

Viktima Idajet Dulla ishte me profesion shofer, i një autoboti në kompani private, ndërsa autori shofer i autobusit që dërgonte punëtorët në një fasoneri.

Arbër Kote do të përballet në gjykatë  për veprat penale "Vrasja me dashje" dhe "Mbajtja pa leje e armëve të ftohta".

1600598100_dullakote.jpg

Viktima Idajet Dulla Viktima Idajet Dulla dhe autori i arrestuar Arbër Kote

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:32
U zunë për bllokimin e rrugës, 31-vjeçari u qëllua për vdekje me thikë! Banorët: Ky aks është problematik, të gjithë thuajse parkojnë keq (VIDEO)

Një ditë pas ngjarjes së rëndë në zonën e plazhit ku mbeti i vrarë Idajet Dulla  pas një sherri për parkimin e keq, banorët shprehen se këto sherre janë të zakonshme në këtë rrugë. Ata shpreh për Report Tv se kjo rrugë është shumë mbingarkuar duke rrezikuar edhe jetën e banorëve dhe fëmijët kur kalojnë, ndërsa shtoi se parkimi i keq duke bllokuar rrugën ndodh shpesh në këtë aks.

Orët më problematike për to janë mëngjesi dhe 15:00-16:00 kur njerëzit kthehen nga puna. Prania e fasonerisë gjithashtu ka shtuar fluksin e mjeteve dhe parkimeve.

"Orët më problematike janë të fluksit të lartë në mëngjes dhe në drekë kur dalin nga puna. Ne që lëvizim me biçikleta rrezikohemi, por tolerojmë duke i hap rrugë njëri tjetrit. Mirë do ishte prania e një polici këtu", tha një banor.

"Parkimi nga dy krahët është pika probleme se ngushtohet rruga shumë, të paktën të pozicionohen në një krahë, duhet një rregull se është problematike e theksuar", tha një tjetër.

"Qarkullimi bëhet shumë i rëndë se është edhe fabrika këtu, ka shumë probleme. Të vish në orën katër këtu është probleme i madh", tha një tjetër.

Njoftimi i vdekjes për Idajet Muharrem Dulla
Ora 12:43
Vrau me thikë 33 vjeçarin në Durrës, autori shfaqet i penduar: Nuk duhej ta kisha bërë, por më fyeu dhe qëlloi me grushte, u vetëmbrojta

Viktima Idajet Dulla vendi ku ndodhi ngjarja dhe autori Arbër Kote

Arbër Kote shfaqet i penduar pas vrasjes së 33-vjeçarit Idajet Dulla. Pas arrestimit ai ka thënë para grupit hetimor se sherri ka nisur për një parkim të gabuar të makinës. Sipas dëshmisë së Kotes, ai thotë se viktima e ka fyer dhe qëlluar me grushte disa herë dhe për vetëmbrojtje ka nxjerr thikën dhe e ka qëlluar.

I kërkova të më lironte rrugën sepse kishte parkuar keq, ai reagoi shumë ashpër. Më fyeu dhe më qëlloi me grushte. Për vetëmbrojtje nxora thikën dhe e qëllova pasi më goditi disa herë. Jam penduar që lejova që konflikti të përshkallëzonte, pasi duhet ta kisha toleruar. Por më fyeu dhe shau shume keq”, ka thënë Kote para grupit hetimor.

Ora 12:33
Vrau 33-vjeçarin në Durrës për zënien e rrugës, ja kush është autori i vrasjes Arbër Kote

Arbër Kote

Ky është Arbër Kote, autori i vrasjes së 33-vjeçarit Idajet Dulla në Durrës.

Një sherr i çastit për zënien e rrugës nga ana e Arbër Kote me mjetin e tij ka bërë që ky të nxjerrë një thikë dhe të qëllojë në zemër Idajet Dullën, 33 vjeç, i cili humbi jetën në spital, duke mos i mbijetuar dot plagëve.

k.m./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Burg: 21/09/2020 10:29

    Ku e gjeti thiken ky. Pse e mbaka me vete ky klysh.

    Përgjigju
  • Iris: 21/09/2020 00:43

    A jane kontrrolluar kamerat e zones ,per te vertetuar deklaratat e vrasesit per perleshjen me grushta?

    Përgjigju
  • Mm: 20/09/2020 17:11

    Duhet shpallur gjendje te jashtezakonshme, kush kapet me arme duhet te ekzekutohen, kush vret te varet, kush rreh gruan duhet pushkatim, sot jo neser,

    Përgjigju
  • Tasimi: 20/09/2020 12:47

    Ca bohet ktu mer per dit vrasje shteti ne gjum ah medet per popullin e shkret

    Përgjigju
    • Www: 20/09/2020 16:07

      Ca faij ka shteti qe maloku del si herkuli o robo,

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

U arrestua nga policia zviceriane, reagon Soni Malaj

U arrestua nga policia zviceriane, reagon Soni Malaj