Goditi punonjësin e OSHEE-së, arrestohet 21-vjeçari në Tiranë

Goditi punonjësin e OSHEE-së, arrestohet 21-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 21 vjeçar pari akuzohet se ka goditur punonjësin e OSHEE-së.

‘A. Gj., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Jordan Misja”, ka goditur me grusht një punonjës të OSHEE-së, për shkak të detyrës.’- njofton policia.

Po ashtu është vënë në pranga edhe një 40-vjeçar për dhunë ndaj gruas.

‘G. Sh., 46 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtuar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe dy fëmijëve të tyre të mitur.’- njofton policia.

Në pranga kanë rënë edhe dy persona të tjerë.

‘F. K., 33 vjeç, banues në Shkodër dhe L. M., 38 vjeç, banues në Tiranë. Shtetasi F. K. dyshohet se i ka vjedhur një shumë parash, një shtetasi, dhe në momentin që punonjësit e Policisë e kanë shoqëruar, shtetasi F. K., së bashku me shtetasin L. M., kanë kundërshtuar me forcë, punonjësit e Policisë.’- njofton policia.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Tajvani thotë se Kina dërgoi avionë ushtarakë në territorin e saj

Tajvani thotë se Kina dërgoi avionë ushtarakë në territorin e saj