Goditja e madhe e Interit në merkato
Xherdan Shaqiri për 15 mln Euro

Goditja e madhe e Interit në merkato<br />Xherdan Shaqiri për 15 mln Euro
Merr fund telenovela, Xherdan Shaqiri ka zgjedhur Interin për të vazhduar karrierën. Kosovari me pasaportë zvicerane largohet nga Bayerni për kampionatin italian duke refuzuar Premier Leaguen dhe Liverpulin.

Akordi është arritur ditën e enjte mes palëve. Interi do të transferojë Shaqirin në formë huazimi deri në fund të edicionit me të drejtë blerje në verë.

Aktualisht Interi do të paguajë 2 milionë Euro, ndërsa në verë 13 milionë. I gjithë operacioni kap kështu shifrën e 15 milionë Eurove, ndërsa Shaqiri do të firmosë deri më 2019 me zikaltërit.


d.balla/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale