Goditja e tretë/ Burrave që rrahin gratë nuk do t’u pranohet garancia pasurore për t’i shpëtuar burgut

TIRANË - Burrat e denoncuar dhe të akuzuar për dhunë ndaj garave do të përjashtohen nga mundësia e ofrimit të garancisë pasurore për t’i shpëtuar arrestit me burg, deri në përfundimin e gjykimit. Kjo është masa e tretë shtrënguese dhe ndëshkuese e propozuar nga deputetet e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka dhe Eglantina Gjermeni, për të gjithë ata që ushtrojnë dhunë në familje. Dy deputetet kanë depozituar në Kuvend një tjetër nismë ligjore, e treta brenda muajit janar 2020, e cila ndryshon nenin 236 të Kodit të Procedurës Penale, për garancinë pasurore. Projektligji i shton një pikë nenit 236, sipas të cilës ‘garancia pasurore nuk zbatohet për veprat penale të dhunës në familje’. Kodi i Procedurë Penale në fuqi parashikon mundësinë që gjykata të zëvendësojë masën e sigurimit arrest në burg ose arrest në shtëpie për të akuzuarit për dhunë në familje, duke urdhëruar lirimin e personit, nëse ky i fundit ofron garanci pasurore. Projektligji i propozuar nga dy deputetet ua heq këtë mundësi burrave.

Për dhunën në familje dënimi i parashikuar në Kodin Penal në fuqi nuk krijon bazë të përshtatshme për marrjen e masës së sigurisë arrest me burg, për shkak të shkallës së ulët të dënimit. Për këtë arsye, dy deputetet kanë propozuar një tjetër nismë në Kuvend, për ndryshimin e Kodit Penal, për të rritur dënimin për dhunën në familje. Nisma ligjore parashikon rritjen e dënimit nga një deri në pesë vjet për ata që rrahin dhe ushtrojnë presion psikologjik mbi gratë, si dhe dy deri në 10 vjet burg për përsëritësit. Me këtë ndryshim, të gjithë dhunuesit rrezikojnë masën paraprake arrest me burg. Ndërkaq, nëse Kuvendi do të miratojë edhe propozimi i tjetër, atë të përjashtimit nga garancia pasurore, burrat që dhunojnë gratë, por edhe gratë që mund të dhunojnë burrat, do të qëndrojnë në burg, deri në përfundim të gjykimit.

Dy deputet e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka dhe Eglantina Gjermeni kanë propozuar edhe një tjetër projektligj në Kuvend, për ndryshimin e ligjit të vitit 2006 për masat ndaj dhunës në marrëdhënie familje. Sipas këtij projektligji, policia do të dëbojë nga banesa burrat që dhunojnë gratë pa pritur urdhrin e mbrojtjes që do të lëshohet me vendim gjykate. Nisma ka si qëllim ashpërsimin e masave për të mbrojtur viktimat e dhunës në familje, përmes masave paraprake të menjëhershme, para se të vihet në lëvizje gjykata. Tre projektligjet për ashpërsimin e ndëshkimit të atyre që ushtrojnë dhunë në familje pritet të shqyrtohen nga Kuvendi në ditët në vijim.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loku: 24/01/2020 16:45

    Po Grate qe rrahin Femijet o Mizerje do Beni ndonje Ligj,cfare Eshte ky diskiminim ndaj Bariut te shtepise qe eshte Burri

    Përgjigju
  • Ilir: 24/01/2020 14:56

    Nje ligj duhet te parashikoje, paraprije dhe te lere sa me pak hapsira per interpretim. Bejne mire qe bejne ligje per te mbrojtur ata qe pesojne dhune, por ka edhe gra KUCEDRA, qe dhunojne burrat dhe femijet.Rasti I fundit ne Sarande. Ndaj perdorni fjalen bashkeshort/e i/e dhunshem,nevend te fjales burre. Keshtu nuk ka as diskriminim.

    Përgjigju
  • Diana: 24/01/2020 14:49

    Ne qofte se gruaja jeton edhe me vjeherrit, si i behet ne kete rast? Krahas ketyre masave, ne Shqiperi duhet te ngrihen qendra pritese per grate e rrezikuara. Grate qe e ndiejne veten te kanosira me vrasje duhet te marrin nje numer kombetar dhe qendra duhet t'i pergjigjet duke derguar mjetin e transportit per te derguar ne strehen e sigurt te kercenuaren nga bashkeshorti. Me jeten nuk behet shaka. Grate mbrohen edhe ne vende te zhvilluara europiane dhe praktikat e tyre duhet te gjejne zbatim edhe ne Shqiperi.

    Përgjigju
  • Gjorm: 24/01/2020 13:27

    Kontrolloni shume në Vlore se vlonjatete i shqepen në te rrahure grate!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nju Jork, një person i vë zjarrin vetes para gjykatës ku mbahet gjyqi ndaj zotit Trump

Nju Jork, një person i vë zjarrin vetes para gjykatës ku mbahet gjyqi ndaj zotit Trump