Gola dhe emocione, Napoli-Milan mbyllet ne paqe (VIDEO)

Një ndeshje me plot emocione dhe spektakël është luajtur mbrëmë në “San Paolo” mes Napolit dhe Milani por që u mbyll pa fitues. Barazimi 2-2 i mban në lojë të dyja skuadrat për një vend në zonën evropiane por më shumë ishte një pikë e artë për kuqzinjtë. Miqtë kaluan të parët në avantazh që në minutën e 20-të me mbrojtësit Theo Hernandez me një të majtë në ajër por më pas Napoli do të arrinte deri edhe ta përmbyste ndeshjen.

Pas një gabimi të Donnarumma mbrojtësi Di Lorenzo e shtyn topin në rrjetë ndërsa kur kishte kaluar një orë lojë Mertens gjen golin e avantazhit duke ia kaluar topin poshtë këmbëve portierit milanist.Ibrahimovic në hijë lë fushën dhe më pas Milani gjen golin e barazimit. Kessie është ai që vendosi barazpeshën duke kthyer në gol një penallti.52 pikë Napoli e 50 Milani gara për Europën është plotësisht e hapur. Sonte Interi do kërkojë të rikthehet tek fitorja në ndeshjen që mbyll javën e 32-të të Serisë A.

Në Premier League Tottenham fitoi 2-1 me përmbysje derbin e Londrës veriore ndaj Arsenalit dhe e parakalon në renditje. Lacazette kaloi topçinjtë në epërsi por djemtë e Mourinho e përmbysën me golat e Son dhe Alderëeireled. “Lufta” për Europa League e ashpër ndërsa Manchester United nëse mposht sonte Southampton ngjitet në vend të tretë. /Përgatiti Andi Kapxhiu.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sulmi izraelit, Irani: Fluturimet kanë rifilluar në të gjithë aeroportet

Sulmi izraelit, Irani: Fluturimet kanë rifilluar në të gjithë aeroportet