Golashënuesi i Seria A dhe Champions-i i këtij sezoni, Ronaldo mund të bëhet si askush tjetër në futboll

Golashënuesi i Seria A dhe Champions-i i këtij sezoni, Ronaldo mund të bëhet si askush tjetër në futboll

Sezoni në Seria A është tetë ndeshje para fundit, por gara për skuadrën fituese është zbehur shumë pas javës së fundit, për shkak të Lazios që humbi me Milanin. Gjithsesi edhe pse për Juventusin duket e lehtë për të përmbushur objektivin titull kështu nuk mund të thuhet për Cristiano Ronaldo-n, që ka qellime ekstra.

Portugezi kërkon të bëhet i pari në historinë e futbollit që del golashënues në tre nga pesë kampionatet më të rëndësishme në Europë. Me dy është edhe Van Nistelrooy e Luis Suarez.

Për të arritur këtë objektiv Ronaldo ka në dispozicion edhe tetë ndeshje, por Ciro Immobile është para me katër gola. Për një si Ronaldo asgjë nuk është e pamudur, ndërsa CR7 qëllimet nuk përfundojnë këtu.

Ashtu si Juventusi pesë herë 'Topi i Artë' kërkon të fitojë Champions League. Për 'zonjën e vjetër' ky është një obsesion, ndërsa Ronaldo do të bëhet i dyti futbollist që e fiton për herë të gjashtë. Deri tani diçka të tillë e ka bërë vetëm Francisco Gento, me Real Madrid nga vitet 50-60.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Rivaliteti te Ferrari, Leclerc ankohet për Sainz gjatë garës: Ai lufton më shumë me mua sesa me të tjerët

VIDEO/ Rivaliteti te Ferrari, Leclerc ankohet për Sainz gjatë garës: Ai lufton më shumë me mua sesa me të tjerët