GOLAT/ Interi fiton 2-0 dhe feston titullin, Atalanta pa problem ndaj Empolit! Napoli 2-2 Roma, Marash Kumbulla titullar në Serie A

GOLAT/ Interi fiton 2-0 dhe feston titullin, Atalanta pa problem ndaj Empolit! Napoli 2-2 Roma, Marash Kumbulla titullar në Serie A

Lojtarët e Interit festojnë me trajnerin Inzaghi

Serie A e futbollit në Itali është në raundin e 34. Këtë të dielë gjithçka nisi në 12:30, me Interin që fitoi 2-0 kundër Torinos dhe pasdite festoi titullin e 20-të kampion në rrugët e Milanos. Në 18:00 Napoli dhe Roma barazuan 2-2, me vendasit që komplikojnë pozitat në zonën evropiane. Atalanta fitoi 2-0 me Empolin, teksa Gjimshiti luajti 57 minutat e para të ndeshjes. Fiorentina mundi 5-1 Sassuolon në mbrëmje, me Kumbullën titullar për miqtë. Hera e parë për mbrojtësin këtë sezon. Sassuolo është me një këmbë në Serie B.

Në "Giuseppe Meazza" Interi tregoi cilësi dhe nuk e kurseu Torinon duke e mundur 2-0 paçka se një javë më parë zikaltërit siguruan titullin e 20-të kampion në Serie A. Dueli i Milanos ishte historik në Serie A pasi për herë të parë një treshe me arbitre femra vendoste drejtësinë në këtë nivel, me kryesoren Ferrieri Caputi. Golat për Interin u shënuan nga Calhanoglu në minutat 56 dhe 60-të (penallti).

Në minutën e 63 turku i bëri vend Kristjan Asllanit, me shqiptarin që bëri mirë në minutat e mbetura, teksa në fund festa ishte për zikaltërit që festuan suksesin e këtij sezoni me tifozët. Kjo pasdite është festë për pjesën zikaltër të Milanos, teksa lojtarët do parakalojnë me një autobus të hapur në rrugët e qytetit para tifozëve.

Në "Maradona" Napoli dhe Roma barazuan 2-2. Pjesa e parë u mbyll pa gola, për t'ia lënë vendin një fraksioni të dytë spektakolar. Ishte Dybala që shënoi me penallti për Romën në minutën e 59 për të zhbllokuar ndeshjen. Vendasit barazuan me Olivera pas gjashtë minutash, teksa përmbysën me penalltinë e Osimhen në të 84 minutë. Kur u duk se Napoli do merrte tri pikë, ishte Abraham që barazoi 2-2 pas asistit të Ndicka.

Serie A, raundi 34:

E diel, 28 prill 2024

12:30 Inter 2-0 Torino

15:00 Bologna 1-1 Udinese

18:00 Atalanta 2-0 Empoli

18:00 Napoli 2-2 Roma

20:45 Fiorentina 5-1 Sassuolo

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:20
VIDEO/ Spektakël me 4 gola, Napoli barazon 2-2 ndaj Romës dhe komplikon Evropën


Në "Maradona" Napoli dhe Roma barazuan 2-2. Pjesa e parë u mbyll pa gola, për t'ia lënë vendin një fraksioni të dytë spektakolar. Ishte Dybala që shënoi me penallti për Romën në minutën e 59 për të zhbllokuar ndeshjen. Vendasit barazuan me Olivera pas gjashtë minutash, teksa përmbysën me penalltinë e Osimhen në të 84 minutë. Kur u duk se Napoli do merrte tri pikë, ishte Abraham që barazoi 2-2 pas asistit të Ndicka. Roma me 59 pikë mban vendin e pestë dhe përkohësisht është në zonën Champions, teksa Napoli me 50 pikë pozicionohet i teti dhe rrezikon Evropën.

Ora 15:43
VIDEO/ Kristjan Asllani në fushë, Inter fiton 2-0 ndaj Torinos! Pasditja festë me autobus të hapur në Milano

Në "Giuseppe Meazza" Interi tregoi cilësi dhe nuk e kurseu Torinon duke e mundur 2-0 paçka se një javë më parë zikaltërit siguruan titullin e 20-të kampion në Serie A. Dueli i Milanos ishte historik në Serie A pasi për herë të parë një treshe me arbitre femra vendoste drejtësinë në këtë nivel, me kryesoren Ferrieri Caputi. Golat për Interin u shënuan nga Calhanoglu në minutat 56 dhe 60-të (penallti).

Në minutën e 63 turku i bëri vend Kristjan Asllanit, me shqiptarin që bëri mirë në minutat e mbetura, teksa në fund festa ishte për zikaltërit që festuan suksesin e këtij sezoni me tifozët. Kjo pasdite është festë për pjesën zikaltër të Milanos, teksa lojtarët do parakalojnë me një autobus të hapur në rrugët e qytetit para tifozëve.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: 'Provokacja nr 2', pas Beogradit, Edi Rama hap çështjen shqiptare edhe në Athinë!

Ylli Pata: 'Provokacja nr 2', pas Beogradit, Edi Rama hap çështjen shqiptare edhe në Athinë!