GOLAT/ Man. City dhe Guardiola pesë humbje radhazi, pësojnë 'poker' nga Spurs! Chelsea dhe Arsenal marrin tri pikë dhe kërcënojnë kreun e Premier League

Leicester 1-2 Chelsea

Premier League në Angli zhvilloi këtë të shtunë shtatë ndeshjet e raundit të 12-të. Gjithçka nisi me fitoren 1-2 të Chelsea në udhëtim kundër Leicester. Tri pikë edhe për Arsenal, ndërsa Man. City u mposht 0-4 nga Spurs dhe janë në krizë.

Në "King Power" Leicester vendas u mposht 1-2 nga Chelsea. "Dhelprat" nuk rezistuan më shumë se 15 minuta, me Blutë e Londrës që kaluan në avantazh me golin e Nicolas Jackson. Sërish djemtë e Marescas vijuan me sulmet e shpeshta, ndërsa ishte Madueke që gjeti golin e dytë, por u anulua nga VAR për pozicion jashtë loje. Duhej minuta e 75-të që Enzo Fernendez të shënonte golin e dytë për Chelsea, para se Ayeu në minutën e fundit të zhbllokonte përkohësisht. Me 22 pikë Chelsea ndodhet në pozitën e tretë.

Në "Emirates" Arsenali u rikthye të fitonte 3-0 kundër Nottingham, gjë që nuk e bënte prej 5 tetorit dhe ia doli në raundin e 12-të të Premier League. Saka në minutën e 15-të, Partey dhe Nuaneri shënuan për djemtë e Artetas, me "Topçinjtë" që marrin vendin e katërt me 22 pikë.

Manchester City është zyrtarisht në krizë. "Qytetarët" pësuan humbjen e pestë radhazi, teksa këtë të shtunë u mposhtën 0-4 nga Tottenham. Edhe pse Pep Guardiola zyrtarizoi rinovimin, situata duket dramatike te kampionët e Anglisë. Miqtë nga Londra shënuan dy gola në pjesën e parë me autor Maddison në minutat 13 dhe 20-të, ndërsa në të 53 Porro dhe më pas Johnson në fund "vulosën" gjithçka. Për herë të parë në historinë si trajner, Pep Guardiola pëson pesë humbje radhazi.

Me Liverpool që kryeson me 28 pikë dhe ka një ndeshje më pak, të kuqtë mund të thellojnë diferencën në krye. City ndjek me 23 pikë në vendin e dytë, duke ndjerë nga pas presionin e Chelsea dhe Arsenal që kanë një pikë më pak. Tottenham me 19 pikë ngjitet në pozitën e gjashtë.

Premier League, raundi 12-të:

E shtunë, 23 nëntor 2024

13:30 Leicester 1-2 Chelsea

16:00

Arsenal 3-0 Nottingham

Aston Villa 2-2 Crystal Palace

Bournemouth 1-2 Brighton

Everton 0-0 Brentford

Fulham 1-4 Wolves

18:30 Manchester City 0-4 Tottenham

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:27
VIDEO/ Manchester City në krizë, 'Qytetarët' dhe Guardiola pesë humbje radhazi! Tottenham i shënon 4 gola në 'Etihad'

Manchester City është zyrtarisht në krizë. "Qytetarët" pësuan humbjen e pestë radhazi, teksa këtë të shtunë u mposhtën 0-4 nga Tottenham. Edhe pse Pep Guardiola zyrtarizoi rinovimin, situata duket dramatike te kampionët e Anglisë. Miqtë nga Londra shënuan dy gola në pjesën e parë me autor Maddison në minutat 13 dhe 20-të, ndërsa në të 53 Porro dhe më pas Johnson në fund "vulosën" gjithçka. Për herë të parë në historinë si trajner, Pep Guardiola pëson pesë humbje radhazi.

Me Liverpool që kryeson me 28 pikë dhe ka një ndeshje më pak, të kuqtë mund të thellojnë diferencën në krye. City ndjek me 23 pikë në vendin e dytë, duke ndjerë nga pas presionin e Chelsea dhe Arsenal që kanë një pikë më pak. Tottenham me 19 pikë ngjitet në pozitën e gjashtë.

Ora 18:17
VIDEO/ Arsenal mposht 3-0 Nottingham, fiton pas më shumë se një muaji

Në "Emirates" Arsenali u rikthye të fitonte 3-0 kundër Nottingham, gjë që nuk e bënte prej 5 tetorit dhe ia doli në raundin e 12-të të Premier League. Saka në minutën e 15-të, Partey dhe Nuaneri shënuan për djemtë e Artetas, me "Topçinjtë" që marrin vendin e katërt me 22 pikë.

VIDEO E GOLAVE (KLIKO)

Ora 16:45
VIDEO/ Chelsea më 'dinak' se Leicester, i mposht 1-2 në 'King Power'

Në "King Power" Leicester vendas u mposht 1-2 nga Chelsea. "Dhelprat" nuk rezistuan më shumë se 15 minuta, me Blutë e Londrës që kaluan në avantazh me golin e Nicolas Jackson. Sërish djemtë e Marescas vijuan me sulmet e shpeshta, ndërsa ishte Madueke që gjeti golin e dytë, por u anulua nga VAR për pozicion jashtë loje. Duhej minuta e 75-të që Enzo Fernendez të shënonte golin e dytë për Chelsea, para se Ayeu në minutën e fundit të zhbllokonte përkohësisht. Me 22 pikë Chelsea ndodhet në pozitën e tretë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?

×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?