GOLAT/ 'Demi' Lautaro 'tërbohet' nga ngjyra vjollcë, Interi fiton Kupën e Italisë

GOLAT/ 'Demi' Lautaro 'tërbohet' nga ngjyra vjollcë, Interi fiton Kupën e Italisë

Skuadra e Inter duke ngritur trofeun

Interi është për herë të nëntë kampioni i Kupës së Italisë. Skuadra e Inzaghit fitoi 1-2 me Fiorentinën në finalen e zhvilluar në "Olimpico" të Romës, duke marrë trofeun e dytë sezonal pas Superkupës.

Dueli ishte i luftuar qysh në minutat e para, me Fioren që kaloi në avantazh pas vetëm tre minutave lojë me Gonzales. Kur dukej se zikaltërit ishin dorëzuar, "Demi" Lautaro Martinez doli në skenë dhe shënoi dy herë.

Në minutën e 29-të, pas asistit të Brozovic argjentinasi dërgoi topin në rrjetë, teksa në të 37 minutë ishte sërish Martinez që shënoi golin e avantazhit dhe të trofeut, kjo pas asistit të Barella-s.

Pjresa e dytë pa shumë zëvendësime te të dyja skuadrat, teksa Kristjan Asllani nuk u preferua në 90 minuta. Tanimë Interi e ka mendjen te finalja e 10 qershorit kundër Manchester City-t në Champions League.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:49
Nga Lorik Cana te Asllani, 5 futbollistët shqiptarë që kanë fituar Kupën e Italisë

Naim Kryeziu (Roma), Lorik Cana (Lazio), Thomas Strakosha (Lazio), Elseid Hysaj (Napoli) dhe Kristjan Asllani (Inter), janë pesë futbollistët shqiptarë që kanë fituar trofeun e Kupës së Italisë.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Historike në Serie A, ndeshja e Interit do gjykohet nga një ekip arbitresh vajza

Historike në Serie A, ndeshja e Interit do gjykohet nga një ekip arbitresh vajza