GOLAT/ Lewangolski mund 'i vetëm' Valencian, Ter Stegen lë nam në suksesin 4-2 të Barçës kundër Valencias

GOLAT/ Lewangolski mund 'i vetëm' Valencian, Ter Stegen lë nam në suksesin 4-2 të Barçës kundër Valencias

Lewandowski feston tripletën

Barcelona fitoi 4-2 kundër Valencias në sfidën përmbyllëse të raundit të 33-të në La Liga. Dueli ishte me dy fytyra për Barçën, me përmbysje, ripërmbysje dhe karton të kuq.

Të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit e Xavit pas vetëm 22 minutave lojë me Marin Fermin Lopez. Ndërkohë miqtë nga Valencia përmbysën rezultatin brenda pjesës së parë me Hugo Duro dhe Pepelu. Në fundin e fraksionit të parë, portieri mik Mamardashvili u ndëshkua me karton të kuq, diçka që i dha hov Barçës.

Në pjesën e dytë Xavi 'shkundi' të tijtë dhe ishte Lewandowski që shënoi tripletë në minutat 49, 82 dhe 90+3. Polaku bëri gjithçka mirë dhe tregoi sërish se është nuhatës goli.

Me 73 pikë Barcelona mban vendin e dytë (11 më pak se Real Madridi kryesues) duke siguruar edhe zyrtarisht një vend në grupet e Champions League për sezonin e ri. Valencia me 47 pikë ndodhet në pozitën e tetë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:19
VIDEO/ Ter Stegen dështon të kopjojë Neuer, gafa e portierit për pak i kushtoi Barcelonës


Barcelona fitoi 4-2 me përmbysje kundër Valencias në La Liga, teksa gafa e portierit ter Stegen ka bërë xhiron në media. Në minutën e 27, portieri i Barçës kërkoi të kalonte me stil kundërshtarin, duke dështuar dhe pësuar golin e barazimit 1-1.

Gjermani kërkoi të kopjonte lëvizjen e Neuer, shokut të tij te Gjermania që e ka bërë më parë driblimin duke e kaluar topin sipër lojtarit me finesë. Epo ter Stegen do duhet të bëjë më shumë praktikë.

 

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Azgan Haklaj zbulon 'planin e Berishës': Do rrëzohej Basha, që të vinte Argita në krye të PD! U hartua në 2021-in

Azgan Haklaj zbulon 'planin e Berishës': Do rrëzohej Basha, që të vinte Argita në krye të PD! U hartua në 2021-in