Tre raunde nga fundi i sezonit, La Liga e futbollit në Spanjë ende nuk e ka zyrtarizuar skuadrën kampione, teksa Real Madrid shtyu festën e Barcelonës. Për raundin e 36-të "Galaktikët" fituan 2-1 me përmbysje kundër Mallorcas, duke mos dështuar në shtëpi.

Ishin miqtë nga ishulli që kaluan në epërsi pas vetëm 11 minutave lojë me Valjent. Pjesa e parë u mbyll me këto shifra, ndërsa në të dytën "Galaktikët" reaguan.

Pas asistit të Luka Modric, ishte Kylian Mbappe që në minutën e 68-të vendosi ekuilibrat në 1-1. Kur u duk se dy skuadrat do ndanin nga një pikë, ishte i riu Jacobo Naveros që shënoi golin e dytë në shtesën e pestë, duke përfituar nga një pasiguri e prapavijës mike. Për Mallorcan gjatë gjithë takimit në fushë luajti edhe Vedat Muriqi.

Me 78 pikë Real Madrid mban pozitën e dytë në La Liga, katër pikë më pak se kryesuesit e Barcelonës. Këtë mbrëmje luhet derbi i Katalonjës dhe nëse Barcelona fiton kundër Espanyolit (21:30) do shpallej zyrtarisht kampione.

La Liga, raundi 36-të:

E mërkurë, 14 maj 2025

Alaves 1-0 Valencia

Villarreal 3-0 Leganes

Real Madrid 2-1 Mallorca

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 19 Qershor, 07:42

    PD ankohet në Strasburg për zgjedhjet e 11 majit dhe SPAK, si e vlerësoni?