Këtë të shtunë Serie A e futbollit në Itali është në raundin e 16-të. Gjithçka nisi në orën 15:00 me fitoren e Atalantës në Sardegna, teksa bergamaskët mbajnë kreun e renditjes. Napoli përmbysi 1-3 Udinesen, ndërsa Juventusi luan në mbrëmje.
Në "Unipol Domus" vendasit e Cagliarit u mposhtën 0-1 nga Atalanta. Goli i Zaniolos në minutën e 66 vendosi ndeshjen, ndërsa Atalanta me 37 pikë vijon të kryesojë renditjen në elitën e futbollit italian. Te Cagliari Alen Sherri vijon të jetë titullar mes shtyllave, me portierin e Kombëtares që nuk kishte asnjë faj te goli i pësuar. Nga ana tjetër Berat Gjimshiti luajti gjithë pjesën e dytë. Atalanta siguron kështu fitoren e dhjetë radhazi.
Në 'Friuli' vendasit e Udineses u përmbysën 1-3 nga Napoli. Djemtë e Antonio Contes rikthehen kështu te tri pikët pas humbjes kundër Lazios dhe ndjekin kryesuesit e Atalantës. Sfida u zhbllokua pas 22 minutave lojë nga Thauvin. Në pjesën e dytë për Napolin barazoi Lukaku, teksa autogoli i Giannetti i dha epërsinë miqve. Nëntë minuta nga fundi Napoli "vulosi" tri pikët me golin e Anguissa. 35 pikë grumbullon Napoli pas javës së 16-të.
Serie A, raundi 16-të:
E shtunë, 14 dhjetor 2024
15:00 Cagliari 0-1 Atalanta
18:00 Udinese 1-3 Napoli
20:45 Juventusi - Venezia
Renditja: