GOLAT/ Manchester City shpallet kampion i Premier League! Tottenham përshëndetet me zonën Champions, Liverpool e bën dramë Europën

Trofeu dhe skuadra e Manchester City

Premier League e futbollit në Angli është në javën e 37-të. Në 13:30 kanë nisur përballjet në ishull, me Tottenhamin që humbi 1-3 me Brentfordin në "Hotspur Stadium". Të parët kaluan në avantazh vendasit me Kane, teksa miqtë që në stol kishin Strakoshën përmbysën në pjesën e dytë dhe shënuan tre herë. Në 16:00, Manchester United iu fal golit të Casemiros për tri pikët kundër Bournemouth, ndërsa Liverpool barazoi 1-1 me Aston Villan. Fulham barazoi 2-2 me Palace, teksa nga një pikë ndanë edhe Wolves dhe Everton pas barazimit 1-1.

Në 18:30 Nottingham fitoi 1-0 me Arsenalin. Humbja e "Topçinjve" ka bërë që Manchester City të shpallet kampion i Premier League edhe zyrtarisht, tre javë nga fundi i sezonit. Djemtë e Guardiolës e kanë shijuar këtë trofe nga "divani", duke pritur të luajnë nesër përballjen e tyre. Për të tretin vit radhazi, City siguron trofeun e Premier League, ndërsa Guardiola e merr pesë herë këtë trofe me ekipin që drejton. Veç Premier League, Manchester City është edhe në finalen e Champions League dhë të FA Cup. "Qytetarët" janë shpallur nëntë herë kampionë të Premier League.

Në "Hotspur Stadium" në Londër, Tottenham humbi 1-3 me Brentford për javën e 37-të të Premier League. Të parët që kaluan në avantazh ishin vendasit me Harry Kane. Kapiteni shkëlqeu nga goditja e dënimit, duke çuar peshë stadiumin me një gol për kornizë. Miqtë u zgjuan në të dytën, teksa gjetën dy gola të shpejtë me Mbeumo në minutat 50 dhe 62. Në të 88 minutë ishte Wissa që dërgoi shifrat në 1-3, për t'i dhënë tri pikë Brentford dhe lënë jashtë Champions League skuadrën e Spurs. Portieri i Kombëtares, Thoma Strakosha qëndroi në stol për Brentford.

Liverpool barazoi 1-1 me Aston Villan për javën e 37-të në Premier League. Dueli i "Anfield Road" prodhoi emocione dhe garë të fortë sportive, me djemtë e Klopp që barazuan vetëm në fundin e lojës. Miqtë kaluan në avantazh në minutën e 27 të takimit me Ramsey, teksa Liverpoolit iu anulua nga VAR goli i barazimit të Gakpo në të 55 minutë. Për të vendosur ekuilibrat dhe mbajtur ende gjallë shpresat për në Champions League mendoi Boby Firminho, që në të 89 minutë barazoi sfidën. Me 66 pikë Liverpool mbetet në vendin e pestë, teksa Aston Villa me 58 pikë mban vendin e shtatë.

Manchester United fitoi 0-1 në transfertë me Bournemouth për javën e 37-të në Premier League-n angleze të futbollit. Deçiziv në këtë duel për "Djajtë" ishte Casemiro, që shënoi që në minutën e nëntë të ndeshjes. Një aksion i bukur bëri që braziliani të shënonte nga brenda zone me një lëvizje akrobatike. Me këtë fitore, United shkon në kuotën e 69 pikëve në vendin e katërt.

Nottingham fitoi 1-0 me Arsenalin për javën e 37-të në Premier League. Tre javë nga fundi i kampionatit, Manchester City fiton zyrtarisht titullin kampion këtë sezon. Djemtë e Guardiolës marrin trofeun nga "divani", me Arsenalin që dështoi të garojë deri në javën e fundit. Ndeshja për Nottingham u vendos nga goli i Auoniyi në minutën e 19-të. Arsenal me 81 pikë mbetet në vendin e dytë, teksa Forest e 37 pikë mbetet në vendin e 16-të.

Premier League - java 37-të:

Tottenham 1-3 Brentford

16:00

Bournemouth 0-1 Manchester United

Fulham 2-2 Crystal Palace

Liverpool 1-1 Aston Villa

Wolves 1-1 Everton

18:30

Nottingham 1-0 Arsenal

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:43
VIDEO/ Nottingham mposht Arsenalin, Manchester City shpallet kampion në Premier League

Nottingham fitoi 1-0 me Arsenalin për javën e 37-të në Premier League. Tre javë nga fundi i kampionatit, Manchester City fiton zyrtarisht titullin kampion këtë sezon. Djemtë e Guardiolës marrin trofeun nga "divani", me Arsenalin që dështoi të garojë deri në javën e fundit. Ndeshja për Nottingham u vendos nga goli i Auoniyi në minutën e 19-të. Arsenal me 81 pikë mbetet në vendin e dytë, teksa Forest e 37 pikë mbetet në vendin e 16-të.

Ora 18:15
GOLAT/ Firminho shpëton nderin e Liverpool-it, 2 gola dhe VAR në 'Anfield'

Liverpool barazoi 1-1 me Aston Villan për javën e 37-të në Premier League. Dueli i "Anfield Road" prodhoi emocione dhe garë të fortë sportive, me djemtë e Klopp që barazuan vetëm në fundin e lojës. Miqtë kaluan në avantazh në minutën e 27 të takimit me Ramsey, teksa Liverpoolit iu anulua nga VAR goli i barazimit të Gakpo në të 55 minutë. Për të vendosur ekuilibrat dhe mbajtur ende gjallë shpresat për në Champions League mendoi Boby Firminho, që në të 89 minutë barazoi sfidën. Me 66 pikë Liverpool mbetet në vendin e pestë, teksa Aston Villa me 58 pikë mban vendin e shtatë.

Ora 18:13
Akrobaci nga Casemiro, Manchester United merr tri pikë në transfertë (VIDEO)

Manchester United fitoi 0-1 në transfertë me Bournemouth për javën e 37-të në Premier League-n angleze të futbollit. Deçiziv në këtë duel për "Djajtë" ishte Casemiro, që shënoi që në minutën e nëntë të ndeshjes. Një aksion i bukur bëri që braziliani të shënonte nga brenda zone me një lëvizje akrobatike. Me këtë fitore, United shkon në kuotën e 69 pikëve në vendin e katërt.

Ora 15:46
VIDEO/ Thoma Strakosha në stol, Brentford turpëron Tottenhamin në 'Hotspur'

Në "Hotspur Stadium" në Londër, Tottenham humbi 1-3 me Brentford për javën e 37-të të Premier League. Të parët që kaluan në avantazh ishin vendasit me Harry Kane. Kapiteni shkëlqeu nga goditja e dënimit, duke çuar peshë stadiumin me një gol për kornizë. Miqtë u zgjuan në të dytën, teksa gjetën dy gola të shpejtë me Mbeumo në minutat 50 dhe 62. Në të 88 minutë ishte Wissa që dërgoi shifrat në 1-3, për t'i dhënë tri pikë Brentford dhe lënë jashtë Champions League skuadrën e Spurs. Portieri i Kombëtares, Thoma Strakosha qëndroi në stol për Brentford.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?

×

Lajmi i fundit

Të paktën 10 sulme xhihadiste u parandaluan në Evropë më 2023