'Golden Globes', nominimet për çmimet që do të jepen në 5 janar, pjesa e luanit për Netflix

'Golden Globes', nominimet për çmimet që do të jepen në 5 janar, pjesa e luanit për Netflix

Ndër konfirmimet dhe surprizat, janë shpallur filmat e nominuar për Globin e Artë, të 5 janariti, të cilat i japin pjesën e luanit ‘Netflix’, kompanisë së famshme amerikane, me 17 nominime. 

‘Historia e një martese’ e Noah Baumbach, kryeson renditjen, duke garuar në gjashtë kategori: Filmi dhe drama më e mirë dhe aktorët më të mirë për Adam Dreyer dhe Scarlett Joahnson.

Kthimi pas kamerës për Martin Scorsese me filmin ‘Irlandezi’ i dha tij një nominim për regjisorin më të mirë dhe nominim për aktorët mbështetës Al Pacino dhe Joe Pesci. Skenari i Steven Zaillian është gjithashtu në nominim, ndërsa ai i protagonistit Robert De Niro, jo.

Pesë nominime gjithashtu  do ketë ‘Ishte njëherë Hollivudi’ i Quentin Tarantino, i cili do të garojë në kategori komedi/ muzikore, regjisori dhe për interpretimin e me Leonardo Di Caprio dhe Brad Pitt.

Filmi ‘Dy papët’, një tjetër prodhim i Netflix, do konkurojë për Globin e Artë si filmi më i mirë dramatik, skenari dhe aktorët më të mirë, falë interpretimeve të Anthony Hopkins dhe Jonathan Pryce.

Nuk mund të mungonte në nominime filmi ‘Joker’ i Todd Philips, i cili tashmë ka tejkaluar shumën një miliard dollarë të inkasuara.

Ndoshta për Joaquin Phoenix, do të jetë hera e parë që do të fitojë çmimin si aktori më i mirë në rolin kryesorë.

Sam Mendes do të garojë për çmimin Regjisori më i mirë për filmin ‘1917 Lufta e Parë Botërore, bazuar në kujtimet e luftës të gjyshit të Mendes, i sapo e prezantuar dhe tashmë në konkurim midis filmave dramatikë, 

Një çmim special do ti jepet Tom Henks për kontributin e tij në botën e kinemasë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Anketa: Biznesi në vend kërkon më shumë se 5.700 punonjës! Ja profesionet që kërkohen

Anketa: Biznesi në vend kërkon më shumë se 5.700 punonjës! Ja profesionet që kërkohen