Goli i Ngoo-s në esktrem i jep tre pikët Tiranës, bardheblutë ngushtojnë diferencën me Kukësin

Goli i Ngoo-s në esktrem i jep tre pikët Tiranës, bardheblutë ngushtojnë diferencën me Kukësin

Tirana ka dalë skuadra më e fituar e fituar e javës së 18 të Superligës pasi bardheblutë kanë ngushtuar diferencën me kreun si pasojë e fitores 2-1 me Bylsin. Bardheblutë e nisën shumë mirë takimin në Selman Stërmasi ku pas disa tentativash arritën të gjenin edhe avantazhin me futbollistin Elton Kale.

Pjesa e parë do të mbyllej me epërsinë e bardhebluve, ndërsa në të dytën, ekzaktësisht në minutën e 64 Hidi barazoi rezultatin me penallti, për Bylisin që para kësaj ndeshjeje mbante vendin e dytë.

Për ballshiotët situata do të vështirësohej në minutën e 72 kur Mellugja doli me karton të kuq. Nga ky moment Tirana u ngrit moralisht dhe shtoi forcat në sulm, por goli trepikësh që do të realizohej nga Ngoo do të vinte në minutën e 96. Shtatlarti kërceu dhe shënoi me kokë një gol i cili u konttestua gjatë nga ekipi i Bylisit, por që në fund vlejti dhe ndikoi që skuadrat të bënin rrokadë në renditje.

Ndërkohë më herët Kukësi ka barazuar pa gola në transfertë kundër Luftëtarit. Verilindorët nuk treguan supermacinë që pritej dhe në fund të pakënaqur mbetën gjirokastritët të cilët kishin edhe pretendime ndaj arbitrave.

Pas 18 javësh që mbyll edhe fazën e dytë të kampionatit Kukësi renditet i pari me 32 pikë, 1 më shumë se Tirana e vendit të dytë dhe dy më shumë se Bylisi.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Mbështetësi i Belerit e pështyu, reagon Vangjel Tavo: Interesat e vogla kanë marrë peng komunutetin himariot

Mbështetësi i Belerit e pështyu, reagon Vangjel Tavo: Interesat e vogla kanë marrë peng komunutetin himariot