'Grabisnin' të rinjtë që pinin hashash te kodrat e liqenit artificial, lihen në burg dy efektivët! Njëri prej tyre: Më kanë dhunuar në komisariat

Arrest në burg ka caktuar Gjykata Penale e Tiranës për efektivin e Komisariatit nr. 1 Serxhiu Cani dhe efektivin e policisë bashkiake, Sajmir Muzikanti. Ata u arrestuan të shtunën pasi akuzohen për vjedhje në zonën e Liqenit Artificial në Tiranë. Cani dhe Muzikanti, ishin në vëzhgim nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pas denoncimeve të ardhura nga qytetarët. Sipas policisë, duke shfrytëzuar detyrën, ata ndalonin të rinj në zonën e Liqenit, që i kapnin duke pirë cigare hashashi. U vinin dhe prangat që të dukeshin sa më të besueshëm që po bënin detyrën, dhe u merrnin lekët, duke i lënë më tej të lirë në këmbim që mos t’i shoqëronin në komisariat. Dyshohet se dy autorët vidhnin sende me vlerë e celularë edhe qytetarëve që dilnin për shëtitje te Liqeni.

Në Komisariat janë dokumentuar 3 raste grabitjeje dhe 9 kallëzime ndaj punonjësve të policisë. Këta të fundit pasi i ndalonin të rinjtë u merrnin shuma parash 20, 30 e deri në 50 mijë lekë të reja. Menjëherë pas evidentimit të rastit, kanë nisur procedurat e përjashtimin nga Policia të punonjësit të patrullës Serxhio Cani. Efektivi i policisë bashkiake Sajmir Muzikanti, ka pretenduar se është dhunuar në komisariat. Familjarët e tij pretendojnë se janë informuar që pas shoqërimit, efektivët kanë fikur dritën e dhomës së qelisë së paraburgimit dhe kanë ushtruar dhunë.

Për këtë arsye kanë depozituar kallëzim penal për urshtrim dhune pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. Madje në sallën e gjyqit Muzikanti ka bërë me shenjë togave të zeza ku pretendon se është dhunuar dhe ka shenja. Mbrojtja ka pretenduar se prokuroria nuk ka paraqitur asnjë provë materiale që të provojë akuzat për veprimet që pretendon se është kryer vepra penale. Mbrojtja shtoi se kallëzuesit janë element të njohur dhe me precedent, ata ndoshta kanë ngritur pretendime të tilla për hakmarrje.

1669630403_MUZIKANTICANI.jpg

 

Saimir Muzikanti dhe Serxhio Cani

B.V/A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë