Policia e Dibrës ka zbardhur grabitjen e dy dyqaneve celularësh në Maqellarë dhe në Peshkopi dhe kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë i shtetasve A. Ll., 19 vjeç, M. P., 30 vjeç banues në Bulqizë.
Po ashtu policia njofton se janë proceduar penalisht shtetasit K. V., 17 vjeç, K. H., 17 vjeç; si dhe u shpallën në kërkim policor shtetasit R. Xh., K. Sh., banues në Bulqizë.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasit e lartëpërmendur në bashkëpunim me një tjetrin, në Maqellarë kanë vjedhur me thyerje një dyqan celularësh në pronësi të një 53-vjeçari, dhe më pas celularët e vjedhura i'a kanë dhënë për qëllime përfitimi shtetasit M. P., ku ky i fundit i ka fshehur, me qëllim mosgjetjen e tyre nga kontrolli i Policisë.
Po në vijim të hetimit, ka rezultuar se shtetasit e lartëpërmendur janë autorë dhe të vjedhjes së një dyqani celularësh në qytetin e Peshkopisë, ku kanë arritur të marrin disa celularë.
Janë sekuestruar nga Policia sendet e gjetura të vjedhura nga autorët dhe dy automjete me të cilët udhëtonin. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme.
Sakaq vijon puna intensive për dokumentimin e disa vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë ku dyshohet se janë të implikuar shtetasit e lartëpërmendur.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.1%
-
Jo
27.4%
-
Nuk e di
4.4%
Vota total: 518
Lajme të tjera
-
"Kapriçot e motit", bora dhe ngricat e prillit dëmtojnë pemët e lulëzuara! Agronomi në Dibër: Pritet rënie e prodhimit me 20%
22 Prill, 16:08
-
Vlorë/ Me pistoletë lodër grabitën 2 kalimtarë dhe një pikë karburanti, arrestohen 2 të mitur dhe 20-vjeçari (VIDEO)
22 Prill, 09:07
-
Dëbora zbardh stadiumin, shtyhet ndeshja e Kategorisë së Parë
21 Prill, 15:43
-
FOTO/ Puka mbulohet nga dëbora, bardhësia zbukuron qytetin
21 Prill, 12:18
-
VIDEO/ Grushta mes gjimnazistëve në Bulqizë, kampionati i volejbollit përfundon me rrahje masive! Policia i shoqëron në polici
19 Prill, 19:19
-
Dibër, arrestohet 30-vjeçari, u kap me lëndë narkotike në automjet
18 Prill, 10:04
-
Foto ekskluzive/ Tentativë grabitje në një pikë këmbimi valutor në Durrës, autori me pistoletë lodër largohet 'duar bosh'
12 Prill, 13:02
-
Dibër/ Flakët përfshijnë tokën bujqësore në njësinë Fushë-Bulqizë, zjarrfikësit shpëtojnë banesën nga zjarri (FOTO+VIDEO)
10 Prill, 21:37
-
Ndezi zjarr dhe dogji një sipërfaqe toke me bimësi, në hetim 22-vjeçari në Klos
8 Prill, 09:23
-
Bulqizë, theu masën e arrestit në shtëpi, vihet në pranga 31-vjeçari, ishte dënuar për shitje narkotikësh
6 Prill, 10:41
-
Bulqizë, dhunoi nënën e tij duke i shkaktuar lëndime trupore, arrestohet 31-vjeçari
2 Prill, 12:39
-
Bulqizë/ Ishte duke riparuar një defekt, elektricistin e zë korrenti, mbetet i plagosur
28 Mars, 14:44