Grabitet dyqani i luleve në Fier, njëri mori lekët me forcë, dy të tjerët 'roje' te dera

FIER-Një dyqan lulesh është grabitur në lagjen 'Kastriot' pranë gjimnazit 'Janaq Kilica'. Gazetari i Report Tv Kristaq Thano raporton se kanë qenë tre persona që kanë marrë pjesë në grabitje.

Një prej tyre ka hyrë me forcë drejt edhe te sirtari duke marrë xhiron deri në ato momente, rreth 15 mijë lekë, ndërsa dy të tjerët kanë qëndruar tek dera si 'roje' për të kontrolluar lëvizjet.

Autorët janë larguar me shpejtësi. Blutë e Fierit po kontrollojnë pamjet e kamerave të sigurisë për t'i identifikuar.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlore: 07/05/2020 20:47

    Halabake fierakë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Mbyti gruan, nënë e 4 fëmijëve, prokuroria italiane kërkon burgim i përjetshëm për 42-vjeçarin shqiptar

Mbyti gruan, nënë e 4 fëmijëve, prokuroria italiane kërkon burgim i përjetshëm për 42-vjeçarin shqiptar