I maskuar dhe me shotgun vodhi argjendarin në Vlorë, lihet në burg 17-vjeçari..më herët kishte vjedhur në tabakino

Autori Martin Kapllanaj

VLORË- 17-vjeçari, Martin Kapllanaj është lënë në burg si autor i grabitjes së argjendarisë me 29 prill në Vlorë. Seanca gjyqësore ndaj tij është zhvilluar me dyer të mbyllura, teksa gjyqi është mbajtur nga gjyqtarja Vjola Canaj që merret me çështjet e minorenëve.

Ngjarja ndodhi paraditen e 29 prillit rreth orës 11:05  ku Kapllanaj i maskuar me syze dhe kapele nën kërcënimin e një shootgun që kishte me vete arriti të merrnin disa bizhuteri me vlerë duke i futur në një çantë.

Fillimisht ai, qëlloi 2-3 herë me plumba manovër në ajër duke trembur banorët në zonë dhe punonjësit e argjendarisë dhe më pas kreu grabitjen. Pasi kërcënoi pronaren e argjendarisë E. H. dhe një person tjetër që ndodhej aty duke i detyruar të shtriheshin në tokë, mori florinjtë dhe bizhuteritë duke i futur në çantë dhe më pas u largua me vrap, po arratia i zgjati pak.

Çanta me florinjtë e vjedhur

Ndërkohë, mësohet se më herët ka vjedhur një tabakino (dyqan ku shitet cigare). 

Argjendaria ku ndodhi grabitja

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ngec integrimi i Shqipërisë në BE, sipas jush e kujt është përgjegjësia?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

“100 vjet nga udhëtimi i Justin Godart në Shqipëri”, konferenca shkencore e mbajtur sot në Akademinë e Shkencave