Grabiti me armë agjencinë e kredidhënies në Zog të Zi, arrestohet 'bojaxhiu' (VIDEO)

TIRANË- Arrestohet grabitësi 27-vjeçari i cili disa ditë më parë nën kërcënimin e armës mori një shumë parash në një pikë kredidhëniesh pranë Zogut të Zi.

I arrestuari është Ergys Bercaj banues në Tiranë, nga Malësia e Madhe dhe me datë 6 gusht ai arriti të merrte një shumë parash në një agjenci  kredidhënie në zonën e Zogut të Zi, teksa si maskim mbante një palë kominoshe pune dhe një maskë që mbajnë bojaxhinjtë gjatë punës. Ai me një qetësi 'olimpike' nën kërcënimin e armës mbushi qesen me para dhe më pas u largua.

VIDEO e grabitjes së pikës së kredive më 6 Gusht 2019

Ndërkohë policia njofton se ai ishte një grabitës serial pasi kishte kryer vjedhje të tjera në kryeqytet. Sipas policisë që ka dokumentuar vjedhjet e tij me video  dhe bëhet fjalë për grabitje: një market në rrugën "Naim Frashëri", një pike  rimbushje telefonike në rrugën e Durrësit,  si dhe dyshohet edhe  në një pikë dhënie kredie në zonën e Zogut të Zi.

Në momentin e arrestimit, gjatë kontrollit iu gjet dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë me të cilën dyshohet të ketë kryer vjedhjet si dhe rrobat që kishte përdorur në realizimet e vjedhjeve bashkë me kapelet.

Ai tashmë do të akuzohet për veprën penale "Vjedhja me armë".

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 17/08/2019 16:18

    Tani në burg to ja shpartallojn rondelen!

    Përgjigju
  • Populli: 17/08/2019 15:06

    Keshtu eshte kur eshte mbushur Tirana me malok

    Përgjigju
  • Vlora: 17/08/2019 13:33

    Gjyna mor cun s paske qene per ate pune. Të duhej pak eksperience, pse s erdhe në Vlore të mesoje?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Shqiptari dhunon gruan dhe djalin e mitur në Itali

Shqiptari dhunon gruan dhe djalin e mitur në Itali