Grabitja e blindave me para, lirohet i penduari Admir Çerpja, ishte dënuar me 5 vite e 8 muaj

Është liruar sot nga burgu një nga të penduarit e dosjes së grabitjes së blindave me para. Admir Çerpja, i dënuar me 5 vite e 8 muaj burg në vitin  2019. I arrestuar në vitin 2017, si i përfshirë në grabitjen e blindave ta Rinasit, Çerpja përfitoi ulje të dënimit për shkak të ndihmës që dha me dëshminë e tij në zbardhjen e ngjarjeve.

Vendimi për dënimin me 5 vite e 8 muaj burg është dhënë nga Shkalla e Parë, ndërsa nuk ka marrë ende një vendim të formës së prerë pasi procesi gjyqësor në Apel ka ngecur prej muajsh të tërë. Burgimi i dhënë nga Gjykata e  Shkallës së Parë me 5 vite e 8 muaj burg i ka ka mbaruar dhe ndaj sot lihet i lirë.

Në vijim kur gjyqi të zhbllokohet në Gjykatën e Apelit, do të ketë një vendim të formës së prerë. Nëse Apeli do të japë të njëjtin dënim si Shkalla e Parë atëherë Çerpja mbetet i lirë pasi e ka të shlyer dënimin. Nëse do të ketë një tjetër vendim nga Apeli për një dënim më të gjatë, atëherë Admir Çerpja mund të rikthehet në qeli. 

Kujtojmë se disa ditë me parë fitoi lirinë edhe Diton Memlika. 

Para 10 ditësh dështoi seanca e parë për të akuzuarit për grabitjen e Rinasit, ngjarje e ndodhur në 9 prill të vitit 2019, ku u morën rreth 4.6 milion euro.

Shkak për shtyrjen e seancës ishte mungesa e gjyqtares Miliana Muça. Ndaj të pandehurve SPAK ka ngritur 4 akuza: "vjedhje me armë" "armëmbajtjeje pa leje" "grup i strukturuar kriminal" dhe "falsifikim dokumentesh".

Shkalla e parë e ish-Gjykatës për Krime të Rënda i ka dënuar të pandehurit me 107 vite në total.

 

K.T./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    LSI prezanton programin elektoral të njëjtë me atë të vitit 2009 kur erdhi në pushtet. Ju krijon besim realizimi i tij?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Momentumi i Albin Kurtit