Grabitja e Rinasit/ Shtyhet seanca për Oltian Veselin dhe Elton Piklin, mungojnë avokatët

Grabitja e Rinasit/ Shtyhet seanca për Oltian Veselin dhe Elton Piklin, mungojnë avokatët

Është shtyrë seanca gjyqësore për Oltian Veselin dhe Elton Piklin dy të arrestuarit, që akuzohen për përfshirje në grabitjen e 6 milion eurove në aeroportin e Rinasit më 9 prill të këtij viti. Ndërkohë pak ditë më parë Prokuroria ka shtyrë me 3 muaj hetimet për çështjen e grabitjes.

Arsyeja për këtë shtyrje të seancës është bërë mungesa e avokatëve për dy të dyshuarit. Në këtë seance Prokuroria i kërkonte Gjykatës kryerjen e analizave të ADN për të vërtetuar nëse përputheshin shenjat e gishtërinjve me gjurmët e gjetura në paratë e gjetura deri me tani.

Ditën  e sotme të tjera lëvizje ka patur në lidhje me këtë ngjarje. Në banesat e dy të akuzuarve Elton Pikli dhe Renaldo Sulës të dy të arrestuar për grabitjen e 9 prillit, janë gjetur një sasi e konsiderueshme parash që dyshohet se janë ato që u vodhën në aeroport.

Për grabitjen e armatosur të ndodhur me 9 prill të këtij viti janë vënë prapa hekurave 7 persona Ata janë Ragio Hajdini ( i cilësuari si daja nga Kosova),  Elton Pikli, Renaldo Sulaj, Oltion Veseli, Saimir Cela, Alkond Bengasi dhe Hasan Kanaci  ndërsa i vrarë nga shkëmbimi i zjarrit me policinë ditën e ngjarjes  mbeti organizatori i grabitjes Admir Murataj. Në kërkim janë dy vëllezërit Klemend e Eldi Cala si dhe bashkëpunëtori i tyre Talo Cela për të cilët policia ka vënë në dispozicion shpërblim prej 10 mijë eurosh për cilindo që jep informacion që çon në gjetjen e tyre.

Deri më tani janë sekuestruar 300 mijë euro, nga këto 100 mijë euro në banesën e agjentit të cargos në Aeroportin "Nënë Tereza", Hasan Kanaçi, të konvertuara në kartëmonedha të ndryshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Gjermania rinis financimin e agjencisë së OKB-së, UNRWA! Hetimet treguan se nuk ishte bashkëpunëtore e Hamasit në sulmin e 7 tetorit

Gjermania rinis financimin e agjencisë së OKB-së, UNRWA! Hetimet treguan se nuk ishte bashkëpunëtore e Hamasit në sulmin e 7 tetorit