Pronat në Dhërmi/ Zbuluan se ishin në hetim për falsifikim dhe inskenuan vjedhjen e dokumenteve në zyrat e Këshillit të Qarkut Vlorë! Në pranga drejtori i administrimit të tokës e 2 të tjerë

Është zbardhur 'grabitja' e ndodhur 4 ditë më parë në zyrat e këshillit të qarkut në Vlorë, ku një person me maskë dhe i armatosur hyri në zyrat e pronave, duke marrë dy dosje për pronat në Dhërmi. Rezulton se e gjithë ngjarja është inskenuar nga Drejtori i administrimit e mbrojtjes së tokës, Bardhyl Gjika, specialisti i kësaj drejtorie, Kreshnik Mino dhe një 51-vjeçar i identifikuar si Spiro Duni, të cilët u arrestuan ditën e sotme.

Këta persona kishin bashkëpunuar me njëri-tjetrin në falsifikimin e dokumenteve të pronësisë së një toke në Dhërmi, por më pas nga frika për të mos u kapur, inskenuan grabitjen e dosjeve. 

Burime nga policia sqaruan se një tapi dhe formulari 6 i regjistrimit të një pronë truall ishim në bregdet në Dhërmi ishin falsifikuar në favor të Spiro Dunit. Sipas të dhënave paraprake dyshohet se çështja pronësore e familjes Duni po hetohej pasi ka pasur pretendime për falsifikime dhe dokumentet origjinale janë kërkuar të vihen në dispozicion të organeve të drejtësisë, e për të mos u zbuluar falsifikimi funksionarët e këshillit të Qarkut, kanë sajuar vjedhjen e tyre. Këto dokumente janë origjinale vetëm në këtë zyrë dhe nuk janë administruar nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës.

Nuk dihet ende se cili është personi që u fut i armatosur në zyrat e pronave.

Ndërkohë, pas ngjarjes, vetë Gjika foli për mediat, duke e konsideruar grabitjen një akt të rëndë që ndodhte në zyrat më me rëndësi  të qarkut.

Materialet proceduriale do ti kalojne Prokurorise pranë Gjykatës së Shkallës së Vlorë, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës nga persona që ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, e kryer në bashkëpunim.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:41
Sot është arrestuar si falsifikues, por si e denonconte Drejtori vjedhjen në Këshillin e Qarkut Vlorë 3 ditë më parë

 

Drejtori i administrimit të mbrojtjes së tokës në Këshillin e Qarkut Vlorë, Bardhyl Gjika, u prangos sot për shkak se ka falsifikuar një dokument pronësie dhe më pak ka inskenuar një vjedhje  në institucion.

Por 3 ditë më parë ai denonconte vjedhjen e inskenuar për mediat. Ai shprehet se "janë vjedhur zyrat më me rëndësi të qarkut, ndërsa thekson se nuk dihet ende se cilat dokumente janë vjedhur dhe se pritet të bëhet një inventar"

"Një person ka ardhur me mjete të forta dhe ka hapur zyrat e pronave. Po merret policia dhe po bëjmë dhe një inventar për të saktësuar se çfarë mungon. Janë vjedhur zyrat e drejtorisë së administrimit dhe mbrojtjes së tokës. Janë zyra të një rëndësie më të madhe në raport me zyrat e tjera të qarkut. Nëse humb një dokument origjinal ka rrezik, nuk është njësoj si një dokument fotokopje. Sipas të dhënave ka hyrë nga dritarja te zyra e zëdhënësit dhe më pas ka dalë nga dera kryesore", tha ai.

 

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Babush: 16/10/2021 08:23

    Ky është edhe 1 perverse,, përveç një hajdut,,arrogant ,,e dinin të gjithë në Vlorë,,një AMTP 10mijë€,,çdo zyrë e administratës është më njerëz të tillë,,,të paaftë,,hajdut,,arogantë,të gjithë me lidhje partie,,

    Përgjigju
  • fshatari: 16/10/2021 05:26

    juvezhgusit kenaqi kur arrestohet nje ose dy veta ndersa ne hallexhinjt kenaqemi kur na sherbhet me perkushti e na zgjidhen problemet.me siguri nje tjeter si ky do vihet aty sepse do nderhjne hajdutet te vene ate qe duan

    Përgjigju
  • Iris: 16/10/2021 01:30

    Tani probleme me pronen ka e gjithe Shqiperia,sidomos gjithe vija e bregdetit,gangstere e hajdute ka kudo.Cfare e ben Vloren dhe kadastren e saj kaq problematike e kaq te vecante nga te tjeret?A ka ndonje shpjegim?

    Përgjigju
  • Ermal: 15/10/2021 22:32

    Per dy jave do te jet jashte burgut bashke me te tjeret. Nuk ekziston shtet ketu, edhe ky person pastaj do jet prap nepune shteti ne Tirane kush e di

    Përgjigju
  • Bexhet Selmanaj: 15/10/2021 16:00

    Te meret Spaku me keta hajdut 1 nder keta eshte dhe Azem Hajder Selmanaj na Radhima. Ka fallcikuar regjistra firma e akte noteriale dhe ka kaluar ne pronsi prona me hektar

    Përgjigju
  • Lorena.: 15/10/2021 15:23

    Gjynah Vlora nuk ka intelektuale qe ti vendosin drejtora.Duhet me qenè lecke e vjeter e medioker si ky apo me mbiemer Gjika.Apo si Alma Bakiu qe funksionon me seksere dhe e ndriti arsimin e Vlores.Fatkeqesi qe intelektualet e vertete rrine pa i ndier sepse duhet te jesh lepirese si kjo Vilma Bello apo Alma Bakiu

    Përgjigju
  • Vezhguesi: 15/10/2021 14:09

    Edhe kur ka lajm te mire si arrestimi i nje drejtori qe dyshohet si i korruptuar, makineria e komentuesve kembengul me shkrime negative te llojit "ku eshte shteti" dhe "mjere populli". Edhe artikujt e policise te stervitur nga FBI i kane mbytur me komente negative. Nuk i durojn dot lajmet e shprese-dhenese keta shqipfolsa anonim!

    Përgjigju
  • Ulerima: 15/10/2021 14:05

    Pergjigju o shtet ku je perse hesht per kete gjendje uleritese ne kadastren e vlores kujt i sherben ajo popullit apo mafjes?

    Përgjigju
  • 1234: 15/10/2021 12:52

    Ky qe te xan men duhet urgjent ti ashtushet gruja,manej motra.

    Përgjigju
    • Rimi: 15/10/2021 20:49

      Me kete logjike, me mos qofsh jetim, i bie te rrish me frike ne shtat tere jeten.

  • LORA: 15/10/2021 12:49

    Qe kater dite me pare,qe doli lajmi,ishte fare e qarte se vjedhja ishte nga njerez te brendshem ne zyrat e Keshillit te Qarkut.Hajdutet e dinin me ekzaktesi edhe raftin ku ndodhej dosja qe u duhej. Trajtimi i pronave ne Vlore eshte prej dy dekadash me themel i kriminalizuar. Ketij hetimi i duhet shkuar ne rrenje,,,duhet te jene perfshire ne krim edhe plot emra te tjere. Komentuesit me poshte thone te verteten perveluese,qe po i heq petllen pronarve legjitime ne favor te kusarve dhe kuserimit te tokave.

    Përgjigju
  • Doktori: 15/10/2021 12:15

    Nesër do kërkoj shtrim në spital ky hajduti për probleme kardiake shëndetësore, dhe Shefi/ja e laboratorit do ja nxjerr analizat sikur eshte duke vdekur... Në fund del me arest shtëpie ashtu si bëri miu haleve Shpëtim Gjika

    Përgjigju
  • zara: 15/10/2021 11:31

    Ju lumtë që u zbulua në kohë ky veprim i ndyrë, duhet patjetër të hetohen njerëz të tillë dhe bashkëpunëtorët. Kini kujdes me avokatët që marrin këta njerëz se në vënd që të interpretojnë e t'i shërbejnë ligjit, mësojnë hajdutët si t'i shpëtojnë ligjit.

    Përgjigju
  • Nile: 15/10/2021 10:44

    Si qarku si dhe drejtoria e kadastres te vlores jan mbytur ne krime te organizuar me vhjedhje pronash. Cdo person qe punon atje eshte i korruptuar. Per te mare nje certifikate pronesie duhet te pagosh nje shume parash nga personi qe punon te sporteli deri te drjetori Si ka mundesi te mos jet pasrtuar akoma hipoteka e vlores nga kriminelet? Ku eshte shteti?

    Përgjigju
  • Doktori: 15/10/2021 10:25

    Punonjesit e kadastres se vlores njesoje si ky tipi jane. Jane vendosur aty pikerisht per te kryer keto veprime ne favor te atyre qe i kane emruar aty.Ata e dine se jane te mbrojtur pra dhe veprojnesi ne prone te tyre. Me gjithe problematiken e jashtezakonshme qe egziston azgje nuk eshte permiresuar.Qeveria hesht, populli vuan.MJER POPULLI

    Përgjigju
  • Arber: 15/10/2021 09:34

    Keshtu ndodh kur i varen meçite ne qafe ujkut .Policia duhet te monitoroje cdo drejtor hajdut qe konkurjne me hajdutet ordinere.Po ky njihet si mashtrues klasik ,kush e ka emeruar kete mostren ,prandaj e ka vene aty per te fallsifikuar e bere marifete Dhe ja si ndodhi .

    Përgjigju
  • Guri Selimi: 15/10/2021 08:59

    Pa dijenin e Bardhyl kusarrit s.eshte bere asgje aty.Ai haleja i ka orientuar ata qe i vodhen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët