Ruçi tërhiqet nga politika, Braçe: PS nuk do të jetë kurrë njësoj pa ty! Patozi: Të dish të largohesh është meritë

Ruçi tërhiqet nga politika, Braçe: PS nuk do të jetë kurrë njësoj pa ty! Patozi: Të dish të largohesh është meritë

Zëvëndëskryeministri Erion Braçe

Zëvëndëskryeministri Erion Braçe ka reaguar pas tërheqjes nga politika të Gramoz Ruçit, ditën e sotme në Kongresin e PS.

Braçe shkruan se PS-ja nuk do te jetë njësoj pa Ruçin as në paqe e betejë. Braçe shprehu mirënjohjen për Ruçin e gjithçka që ka dhënë në këto vite për partinë.

"Të jam mirënjohës Gramoz Ruçi! Për gjithçka në këto 30 vite. Për gjithçka në 28 vitet e mia brenda tyre. Për derën e hapur që 20 vjeç, kujdesin, këshillën, nxitjen, komunikimin, kurajon e injektuar, nderin e dinjitetin e mësuar. Mbështetjen veçanërisht në ditët e errëta e të vështira te 1996, 1997 e me tej, për t'u rritur e bërë njeri mbi të gjitha, socialist e fitues! Nuk do të jetë kurrë njësoj pa ty në paqe e betejë", shkruan Braçe

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:25
Vendimi i Ruçit/ Astrit Patozi: Të dish të largohesh është meritë

Astrit Patozi ka vlerësuar Gramoz Ruçin për vendimin e tij për largimiun nga politika, pas rreth 3 vitesh pjesë aktive e saj.

“E kam pasur gjithë jetën time politike përballë si kundërshtar. Por kjo nuk më pengon aspak të shpreh respekt dhe vlerësim për vendimin e sotëm të Gramoz Ruçit.

Ndoshta ishte rastësi, por fakti që e shpalli atë në stadium të kujtonte ata futbollistët e famshëm, të cilët e kanë lënë sportin në kohën e duhur, pa u zvarritur dhe pa e provuar shijen e hidhur të stolit”, shprehet Patozi.

 

SI.E./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Frika e deportimit në Ruanda, zhduken mijëra azilkërkues! Media: Mes tyre janë 1633 shqiptarë

Frika e deportimit në Ruanda, zhduken mijëra azilkërkues! Media: Mes tyre janë 1633 shqiptarë