Gramsh, 500 euro për të kaluar drejt BE, kapen dy persona duke transportuar sirianë dhe palestinezë

Gramsh, 500 euro për të kaluar drejt BE, kapen dy persona duke transportuar sirianë dhe palestinezë

Dy persona nga Durrësi janë arrestuar në Gramsh, pasi u kapën duke transportuar 4 shtetas të huaj, kundrejt fitimit 400-500 euro për person.

Në kuadër të operacionit të koduar "Panda" në pranga u vunë shtetasit H. H., 35 vjeç dhe R. D., 28 vjeç, të dy banues në Durrës.

"Këta shtetas u kapën nga shërbimet e Policisë, në qytetin e  Gramshit, duke transportuar me mjetin e tyre, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 4 shtetas sirianë e palestinezë, të cilët kishin hyrë ilegalisht në Korçë, nëpërmjet kufirit jeshil nga shtetit grek", thuhet në njoftimin e policisë.

Dy personat e arrestuar do t’i transportonin sirianët dhe palestinezët, kundrejt fitimit që varionte 400-500 euro për secilin, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme në drejtim të Malit të Zi, me destinacion final një nga vendet e BE-së.

Rreth 4 muaj më parë në Gramsh 2 klandestinë sirianë humbën jetën, pasi makina që po i transportonte ata u rrëzua në humnerë, ndërsa 7 persona të tjerë u plagosën.

Prej disa vitesh, vendi ynë është përdorur si trnzit për emigrantët e vendeve të Lindjes së Mesme, për të shkuar drejt Bashkimit Evropian.

Pak ditë më parë Report Tv bëri një investigim ku intervistoi 5 emigrantë, duke treguar të gjithë itinerarin se si kanë mbërritur deri në vendin tonë dhe se si do  e shfrytëzojnë Shqipërinë si vend tranzitë për të shkuar drejt perëndimit. Ata kishin ardhur nga Bilishti nga kufiri i gjelbër dhe se të ndihmuar nga grupet kriminale kundrejt pagesave për t'u larguar sërish drejt BE. Report Tv i filmoi ata në autostradën Elbasan-Tiranë që erdhën me mjetin e një trafikanti.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Grushta dhe dhunë në Shijak, degjeneron dueli i U-21 mes Erzenit dhe Partizanit

VIDEO/ Grushta dhe dhunë në Shijak, degjeneron dueli i U-21 mes Erzenit dhe Partizanit